Search
Close this search box.

Mbledhje e Këshillit të Investimeve mbi Digjitalizimin e Shërbimeve Publike Vendore për Biznesin dhe Aksesin në Tregun e Përbashkët Evropian

Këshilli i Investimeve (KI) zhvilloi një mbledhje nën drejtimin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, me pjesëmarrjen e veçantë të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo. Diskutimet u fokusuan tek sfidat e sektorit privat në procesin e digjitalizimit të shërbimeve vendore dhe aksesin e bizneseve në tregun e përbashkët evropian. Në takim morën pjesë pothuajse të gjithë anëtarët e KI-së, përfaqësues nga Ministria e Financave, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Bashkia Tiranë dhe bashkitë e rretheve, si dhe vëzhgues nga sektori publik, privat dhe partnerë ndërkombëtarë për zhvillim.

Në kuadrin e proceseve integruese të vendit, Ministrja Ibrahimaj nënvizoi domosdoshmërinë e komunikimit të qëndrueshëm me biznesin gjatë dy viteve të ardhshme dhe kërkoi angazhim të sektorit privat, veçanërisht në konsultimin e ligjeve të reja që ndikojnë në ekonomi dhe biznes. Pas prezantimit të sfidave të biznesit, Ministri Demo prezantoi vizionin e Qeverisë Shqiptare dhe qasjen e re ndaj reformës administrative territoriale dhe digjitalizimit të shërbimeve bashkiake, që synon të sigurojë shërbime të aksesueshme për qytetarët dhe bizneset, të thjeshtojë procedurat, dhe të përmirësojë cilësinë dhe shpejtësinë e ofrimit të shërbimeve.

Përfaqësues të komunitetit të biznesit, si AmCham, Dhoma e Tregtisë Tiranë, Dhoma Greke, Shoqata e Turizmit dhe KASH, theksuan rëndësinë e respektimit reciprok në kuadër të konsultimit publik, si dhe bashkëpunimin ndërinstitucional dhe komunikimin e qartë me subjektet e biznesit. Ata nënvizuan nevojën për optimizimin e përfitimeve të digjitalizimit, rritjen e profesionalizmit të stafit të institucioneve në procesin e ri-inxhinierimit të shërbimeve, rishikimin e disa taksave lokale në përputhje me kërkesat e biznesit, dhe rritjen e rolit të bashkive në zhvillimin lokal, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe agropërpunimit.

Partnerët ndërkombëtarë nënvizuan rëndësinë e informimit dhe konsultimit të vazhdueshëm të ligjeve dhe rregulloreve, si dhe nevojën për përgatitjen e bizneseve në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian dhe agjendës kombëtare të reformave.
Në përfundim të mbledhjes, u vendos që të miratohen rekomandimet e KI-së dhe të përcaktohen prioritetet kryesore të punës për 2026, me fokus mbështetjen e agjendës kombëtare të integrimit.

*****

Materialet e plota të kësaj mbledhjeje, përfshirë gjetjet e një ankete mbi digjitalizimin e pushtetit vendor me 166 kompani dhe të një ankete tjetër mbi klimën e investimeve me 188 kompani, do të publikohen në javët në vijim në seksionin tonë të dedikuar.

Private guided trips Albania 2026 rent a car tirana Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum