Search
Close this search box.

Buletini Informativ, Prill – Qershor 2025

Takim Fokus Grup: “Digjitalizimi i Shërbimeve Vendore për Biznesin”

15 prill 2025

Sekretariati organizoi një diskutim teknik me 13 përfaqësues të biznesit dhe organizatave për zhvillim, për të shqyrtuar gjetjet paraprake nga një vrojtim me 163 biznese dhe konsultimet me gjashtë bashki. Diskutimet u përqendruan në shërbimet vendore të ofruara dhe në balancën mes kostos dhe cilësisë së tyre, prioritetet për digjitalizimin dhe ndërveprimin bashki–biznes në drejtim të komunikimit, transparencës dhe informimit. Pjesëmarrësit nënvizuan nevojën për ta njohur biznesin si aktor kyç në vendimmarrjen vendore dhe theksuan rëndësinë e një qasjeje të strukturuar dhe graduale në procesin e digjitalizimit, të mbështetur nga edukimi dhe transparenca.

Raporti i Monitorimit të Rekomandimeve të KI për 2024

28 prill 2025

Në kuadër të angazhimit për transparencë dhe llogaridhënie, Sekretariati publikoi Raportin e Monitorimit për vitin 2024, i cili reflekton progresin në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Këshilli i Investimeve. Nga 350 rekomandime të adresuara në 35 mbledhje, 51.1% janë zbatuar plotësisht dhe 16.6% janë në proces zbatimi. Raporti sjell në vëmendje sfida të vazhdueshme në fusha kyçe si siguria ligjore e pronës, reduktimi i informalitetit dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për investime. Gjetjet theksojnë rëndësinë e një dialogu të bazuar në evidenca për rritjen e besimit dhe krijimin e një mjedisi më konkurrues dhe më të qëndrueshëm për investime në vend.

Përmbledhje “Vështrim mbi Treguesit Kryesorë Makroekonomikë 2024”

30 prill 2025

Sekretariati publikoi një përmbledhje analitike mbi zhvillimet ekonomike të vitit 2024, ku evidentohet një rritje ekonomike prej 3.96%, e nxitur nga sektorët e shërbimeve publike, tregtisë, pasurive të paluajtshme dhe ndërtimit. Fluksi i investimeve të huaja direkte u rrit me 5.6%, duke arritur në 1.6 miliardë euro, ndërsa inflacioni zbriti në 2.2%, nga 4.8% në 2023. Pavarësisht këtyre zhvillimeve pozitive, sfida të rëndësishme mbeten: eksportet ranë me 15.4%, papunësia në tremujorin e fundit ishte 8.8% (më e lartë tek gratë), dhe produktiviteti i punës mbetet i ulët, sidomos në bujqësi dhe shërbime. Inovacioni dhe gatishmëria teknologjike vijojnë të jenë të kufizuara krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Takim mbi Projektet e Financuara nga CEI në Shqipëri

8 maj 2025

Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me CEI dhe BERZH, u prezantuan projektet e financuara nga Fondi CEI në Shqipëri dhe kontributi i tyre në zhvillimin ekonomik të vendit. Si rast suksesi u theksua platforma e Këshillit të Investimeve. CEI ka qenë ndër donatorët e parë të KI-së, duke kontribuar në ndërtimin e kapaciteteve teknike dhe forcimin e funksionit të tij si një platformë trepalëshe për dialog mbi politikat ekonomike.

Sekretariati i bashkohet Platformës së Agjendës së Reformave të udhëhequr nga Shoqëria Civile

Maj 2025

Sekretariati i KI-së i është bashkuar Platformës së Monitorimit të Agjendës së Reformave, një nismë rajonale e shoqërisë civile në kuadër të projektit “WB Reform and Growth Monitor”. E financuar nga Bashkimi Evropian dhe e koordinuar nga rrjeti Think for Europe Network (TEN), kjo platformë synon të nxisë një dialog të strukturuar, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në fakte mbi proceset reformuese në Ballkanin Perëndimor.

Sekretariati i KI në një prezantim mbi klimën e biznesit me sektorin privat zviceran

17 qershor 2025

Me ftesë të Ambasadës Zvicerane dhe në një aktivitet të organizuar nga Dhoma Zvicerane e Tregtisë (SWISSA), Sekretariati i KI-së prezantoi disa nga sfidat kryesore që përjeton sektori privat në Shqipëri. Diskutimi u mbështet në analizat e Sekretariatit mbi tematika të ndryshme që lidhen me klimën e të bërit biznes në vend. Aktiviteti mblodhi sipërmarrës dhe profesionistë nga komuniteti zviceran dhe shqiptar, duke krijuar hapësirë për shkëmbim idesh dhe nxitje bashkëpunimesh të reja.

Vizitë studimore në Bruksel: Përfshirja dhe transparenca në procesin e reformave

23-24 qershor 2025

Si pjesë e një vizite studimore të organizuar nga Instituti për Dialog dhe Integrim (CDI), Sekretariati mori pjesë në një sërë takimesh në Bruksel me institucione të BE-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbi temat që lidhen me Axhendën e Reformave (RA), Instrumentin e Reformës dhe Rritjes (RGF) dhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Takimet përfshinë DG ENEST, Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat e Jashtme në Parlamentin Evropian, Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian (EESC), si dhe Misionin Shqiptar në BE. Sekretariati prezantoi rolin e Këshillit të Investimeve si një platformë trepalëshe që nxit dialogun ndërmjet qeverisë, biznesit dhe shoqërisë civile, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përfshirjes më të gjerë të palëve të interesuara në monitorimin e reformave, veçanërisht në kuadër të Planit të Rritjes.

Raport mbi Aktivitetin e KI 2024

26 qershor 2025

Raporti përmbledh punën e Këshillit dhe Sekretariatit gjatë vitit 2024, duke reflektuar prioritetet e sektorit privat në një fazë kyçe të integrimit evropian. Përmes tryezave të dialogut dhe analizave teknike, KI vijoi të luajë një rol të rëndësishëm si platformë gjithëpërfshirëse për diskutimin e politikave që ndikojnë në klimën e të bërit biznes dhe në forcimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

PREZENCË NË MEDIA

Scan TV, 19 maj 2025

Turizmi Shqiptar drejt Standardeve të Reja - Këshilli Investimeve Rekomandon Formalizim të Sektorit

Scan TV, 21 maj 2025

Planet për mbështetjen e bujqësisë dhe agropërpunimit/Rekomandimet e KI: Të vijojë digjitalizimi

ABOUT ALBANIA INVESTMENT COUNCIL

The Investment Council is a platform set up by the Albanian authorities with support from the EBRD and the Swiss State Secretariat for Economic Affairs (SECO) to intensify dialogue between the government and the private sector, improve the business climate, and promote good governance.

Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum