Sekretariati i Këshillit të Investimeve diskuton gjetjet paraprake të Vrojtimit mbi Administratën Tatimore dhe Informalitetin me përfaqësues të biznesit
- 5 October, 2017
TIRANË, 5 tetor – Gjetjet paraprake të Survejimit të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve “Mbi disa Aspekte të Klimës së Investimeve” u konsultuan me përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe ekspertë fiskalë. Ky survejim ka për qëllim evidentimin e ecurisë së shqetësimeve kryesore të biznesit, krahasuar me gjetjet e Sekretariatit gjatë 2015-2016, kryesisht lidhur me Inspektimin Tatimor dhe Marrëdhëniet me Administratën Tatimore, Informalitetin, dhe Rimbursimin e TVSH-së.
Përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe biznesit, ekspertë si edhe përfaqësues të administratës tatimore, komentuan gjetjet paraprake të anketimit dhe i parashtruan Sekretariatit sugjerime nga ana e tyre për t’u konsideruar në version final që do të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Investimeve.