Search
Close this search box.

Sekretariati i Këshillit të Investimeve diskuton me ekspertë dhe palë të interesuara gjetjet mbi Lehtësimin e Proçedurave Doganore

Më 20 prill 2017, Sekretariati i KI organizoi një konsultim teknik me ekspertë të fushës së doganave dhe përfaqësues të bizneseve në kuadër të gjetjeve paraprake “Mbi Lehtësimin e Proçedurave Doganore” që do të prezantohet në mbledhjen e datës 9 Maj 2017 të Këshillit të Investimeve.

Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të institucioneve si Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, dhe ekspertë të fushës nga firma të rëndësishme konsulence, Shoqata të biznesit eksportues, Confindustria Albania, Dhoma e Tregtisë Tiranës, Bashkimi Tregtar i Shqipërisë, DIHA, etj.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i gjetjeve paraprake të Sekretariatit, nga analiza e dokumentave kryesore mbi progresin e procedurave doganore, si edhe  nga konsultimet e kryera nga Sekretariati, qoftë drejtëpërsëdrejti apo nëpërmjet komenteve të mbërritura nëpërmjet faqes së internetit të KI-së, Gjatë fazës përgatitore, Sekretariati ka bërë një punë kërkimore (desk-research) të strategjive, ligjeve/akteve, nënligjore, dokumenteve ndërkombëtare (nga OECD, BE, CEFTA, BB, etj.), konsultime mbi bazën e pyetësorëve të strukturuar me mbi 24 aktorë (biznese, shoqata, dhoma tregtie, institucione publike, ekspertë).

Disa nga problemet që u ngritën gjatë takimit ishin të lidhura kryesisht me zbatimin jo uniform të çmimeve të referencës, klasifikimet tarifore, efiçenca e kontrolleve fizike,  etj. U bënë gjithashtu disa rekomandime nga specialistët mbi lehtësimin e proçedurave doganore si psh zbatimi i gjerë i vlerës së transaksionit, njohja nga administrata tatimore për efekt teprice kreditore TVSH-në e çmimit të referencës, mundësinë për vetë-korrigjim të deklaratave doganore në rastin kur nuk ka efekte financiare, etj.

Në takim u ra dakord që Sekretariati të reflektojë komentet në materialin e konsoliduar për t’u prezantuar në Mbledhjen e KI-së në datë 9 Maj 2017 dhe të mbajë kontakte në vazhdim për të monitoruar zbatimin e rekomandimeve të analizës.

Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum