Search
Close this search box.

Sekretariati i Këshillit të Investimeve konsulton me ekspertë dhe aktorë të tjerë gjetjet paraprake mbi ecurinë e portalit e-lejet

TIRANË, 25 Tetor – Sekretariati i Këshillit të Investimeve organizoi të mërkurën një konsultim në nivel teknik mbi temën “Portali elektronik i lejeve të ndërtimit – Impakti i tij në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e klimës së investimeve në vend.”

Në këtë takim, morën pjesë më shumë se 20 përfaqësues nga studio arkitekture, AZHT, AKPT, AKSHI, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Bujqësisë, Bashkia Tiranë,  investitorë, ekspertë si dhe organizata/shoqata përfaqësuese të bizneseve shqiptare dhe të huaja.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi paraprak i gjetjeve dhe rekomandimeve të përgatitur nga Sekretariati i KI, mbi ecurinë dhe impaktin e Portalit e-Leje për aktorët e përfshirë si dhe në tërësi për lehtësimin e nxitjes së investimeve. Analiza e Sekretariat u krye gjatë periudhës Qershor – Shtator 2017 mbi bazën e një proçesi gjithëpërfshirës konsultimi me mbi 30 takime me aktorë nga institucione private dhe publike të administratës qendrore dhe vendore.

Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan kryesisht mbi çështje praktike që lidhen me funksionimin e Portalit si shërbim me një ndalesë dhe konkretisht mbi: a) afatet e miratimit të lejeve të ndërtimit dhe zbatimin e tyre në praktikë; b) dokumentacionin e kërkuar; c) koordinimin institucional, d) aspektet teknike për  mirëfunksionimin e Portalit  dhe problematika të tjera të sektorit të ndërtimit.

Gjetjet dhe rekomandimet paraprake ishin objekt i një debati konstruktiv nga ana e të pranishmëve. Komentet dhe sugjerimet e paraqitura do të reflektohen nga Sekretariati i KI në materialin përfundimtar të Analizës që do të paraqitet për diskutim në një nga mbledhjet e radhës të Këshillit të Investimeve deri në fund të 2017.

Axhenda e Mbledhjes

 

 

Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum