Search
Close this search box.

Sqarim për Median

Marrë shkas nga disa artikuj dhe kronika televizive të publikuara në datën 26.04.2017 në disa media lidhur me aktivitetin e Call Centers në Shqipëri, ku i bëhet referencë Këshillit të Investimeve dëshirojmë të sqarojmë:

Të dhënat e referuara në artikull lidhur me krahasimin e pagës mesatare dhe qiratë për Call Center në Shqipëri në raport me vendet e rajonit, nuk kanë qenë objekt i analizës së Sekretariatit dhe te Këshillit të Investimeve.

Të dhënat e referuara mund te jene shkëputur nga një draft-raport i përgatitur nga organizata të tjera dhe i prezantuar për diskutim në Këshillin e Investimeve në mbledhjen e datës 13 Shkurt 2017. Në këtë mbledhje Këshilli i Investimeve diskutoi mbi aftësitë e tregut të punës dhe potencialit të sektorit BPO-ve në Shqipëri.

Këshilli i Investimeve bën me dije për të gjithë të interesuarit se materialet zyrtare të prezantuara në Këshillin e Investimeve publikohen në faqen zyrtare në internet www.investment.com.al së bashku me datën e saktë të publikimit dhe të përmbajtjes.

Ftojmë median e shkruar dhe televizive që në funksion të përcjelles korrekte të informacionit tek publiku të referojë me rigorozitet datën autorësinë dhe përmbajtjen e materialeve.

Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum