Takim Konsultativ me Ekspertë në lidhje me Skemën e Kompensimit të TVSH-së për fermerin/grumbulluesin dhe subvencionet në bujqësi – si incentiva për formalizim dhe investim
- 17 June, 2016
Më 17 Qershor 2016 u organizua një takim teknik i organizuar nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve në kuadër të analizës “Për Formalizim dhe Investime në Bujqësi: Skema e Rimbursimit të TVSH-së dhe Subvencionet”, që do të prezantohet në mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve datë 29 Qershor 2016. Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të shoqatave te biznesit, institucioneve publike të angazhuara në fushën e politikave të bujqësisë, si Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë, Universiteti Bujqësor, KASH, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Avokati i Tatimpaguesve, etj.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i gjetjeve paraprake të Sekretariatit në lidhje me regjistrimin me NIPT të fermerëve dhe subvencionet në bujqësi si masa për formalizimin e sektorit, dhe diskutimi i disa prej rekomandimeve të parashtruara nga Sekretariatit për përmirësim të proçesit.
Disa nga rekomandimet bazë që u parashtruan ishin ridimensionimi i fushates se luftes ndaj informalitetit ne formalizim nëpërmjet sigurisë ushqimore, nevojën urgjente të përmirësimit të definicionit të fermerit dhe fermës, informimi më i gjerë i fermerit mbi perfitimet e regjistrimit me NIPT, regjistrimi i tokës dhe pronësia e saj, reduktimi i burokracisë për pajisjen me NIPT, etj. Gjithashtu theks i veçantë u vu në bashkëpunimin ndër-institucional në ndihmë të fermerit. Disa çështje të tjera që u ngritën ishin mekanizmat që do ta bënin edhe më funksionale skemën e rimbursimit të TVSH-së, si të thjeshtohen skemat e subvencionit dhe të bëhen të aksesueshme për fermerin, mekanizmat që do të rrisnin kontributin për mbështetje së sektorit të bujqësisë nga buxheti i shtetit, etj.
Në fund të mbledhjes, Sekretariati do të reflektojë komentet në materialin e konsoliduar për të prezantuar në Mbledhjen e Këshillit të Investimeve (29 Qershor 2016) dhe do të monitorojë në vazhdim zbatimin e rekomandimeve të aprovuara të Këshillit të Investimeve.