Vrojtim nga Sekretariati mbi Administratën Tatimore dhe Informalitetin
- 10 July, 2017
Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka hapur një vrojtim për bizneset shqiptare mbi problematika që ato hasin, kryesisht në lidhje me i) Kontrollin Tatimor; ii) Rimbursimin e TVSH-së; dhe iii) Informalitetin. Qëllimi i anketës është përditësimi i progresit mbi gjetjet e anketave të mëparshme të kryera nga Sekretariati gjatë 2015-2016. Anketimi ofron gjithashtu mundësinë për të shprehur mendime dhe rekomandime mbi problematika të tjera që vazhdojnë të mbeten shqetësim i sektorit privat.
Në bashkëpunim me biznesin dhe aktorë të tjerë, misioni i Këshillit të Investimeve është të nxisë dialogun midis sektorit publik dhe atij privat, për një klimë të favorshme dhe transparente biznesi dhe investimesh në vend.