Search
Close this search box.

Këshillat e Investimeve sjellin ndryshim

Konferenca në Londër e BERZH-it, konsideron arritjet dhe diskuton sfidat e ardhshme

Për të rritur fokusin mbi reformën e politikave në operacionet e tij, si një investitor kryesor në vendet ku operon, BERZH gjatë viteve të fundit ka përforcuar mbështetjen në ngritjen e Këshillave të Investimeve, si platforma për dialog dhe zgjidhje të problemeve midis qeverive, bizneseve dhe ekspertëve.

Këshillat e Investimeve janë organe këshillimore të cilat synojnë përmirësimin e mjedisit të biznesit në vendet e tyre respektive.

Sikurse konkluduar në Raportin e Tranzicionit 2013 të BERZH-it, ngritja e institucioneve efektive dhe krijimi i një mjedisi favorizues i reformave janë kushte kyçe për një tranzicionin të suksesshëm ekonomik, ku BERZH është nxitësi kryesor.

Në vitin 2014, BERZH nisi Nismën për Klimën e Investimeve dhe Qeverisjen me qëllim plotësimin e projekteve të investimeve me përpjekje më të orientuara për përmirësimin e qeverisjes ekonomike dhe angazhimit në reformat e politikave. BERZH adoptoi një metodë që i shkon për shtat nevojave dhe kërkesave specifike të vendeve ku operon.

Një element i rëndësishëm i kësaj pune është t’i fuqizojë Këshillat e Investimeve të cilat tashmë janë ngritur me përfshirjen e BERZH-it në Shqipëri, Armeni, Gjeorgji, Republikën e Kirgistanit, Moldavi dhe Taxhikistan. Këshillat mbështeten nga donatorë si Nisma e Evropës Qendrore, Italia, Fondi për Qeverisjen e Mirë i Mbretërisë së Bashkuar dhe Fondi Special i BERZH-it.

Përfaqësues të Këshillave të Investimeve, qeverive dhe anëtarë të stafit të BERZH-it u mblodhën këtë të javë në Londër për të diskutuar arritjet e deritanishme dhe sfidat e ardhshme. Ndërkohë, gjashtë Këshillave të lartpërmendur të Investimeve të mbështetur nga EBRD, pritet t’u shtohet edhe ngritja e një organi të ngjashëm në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Bullgari.

Presidenti i BERZH, Sir Suma Chakrabarti theksoi rëndësinë e punës së Këshillave të Investimeve dhe u shpreh se: “Dialogu publik-privat mund të marrë forma të ndryshme. Megjithatë, për të patur një impakt sistematik, një dialog i tillë ka nevojë për një platformë të ngritur dhe të besueshme. Kjo platformë duhet të jetë një forum me mbledhje të rregullta midis autoriteteve dhe komunitetit të biznesit, i tillë që bizneset të shprehin lirshëm shqetësimet e tyre dhe qeveria t’iu përgjigjet në mënyrë të besueshme.”

Është treguar se me këtë metodë Këshillat e Investimeve kanë sjellë një ndryshim të vërtetë. Puna e tyre ka çuar në përmirësime të matshme si psh. një performancë më të fortë të këtyre vendeve në raportin Doing Business të Bankës Botërore. Që prej themelimit të tyre, Këshillat e Investimeve kanë mbështetur krijimin e mjediseve mundësuese për biznesin, për shembull duke nxitur diagnostikimin më të mirë të problematikave të klimës së investimeve dhe përmirësuar hartim e politikave sikurse edhe duke forcuar mendësinë mbi politikat reformatore brenda qeverive.

Këshillat e Investimeve gjithashtu shërbejnë si nyje të rëndësishme duke lidhur punën administrative të qeverive me nevojat e sektorit privat. Duke përdorur ekspertizën e bizneseve bëhet e mundur përmirësimi i koordinimit dhe prioritizimi i vendimmarrjes së qeverive dhe efektiviteti i qeverisjes.

Në përputhje me mandatin e tij, BERZH i kushton rëndësi të madhe faktit që Këshillat e Investimeve të jenë jenë të hapur, transparent dhe institucione efektive që lejojnë organizatat e sektorit privat të kenë fjalën e tyre në vendimet që i prek. BERZH gjithashtu i kushton vëmendje të madhe përfshirjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në këtë proçes. Në shumë vende ku BERZH investon ato përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomive të tyre.

Në konceptin e tij të ri të tranzicionit, lançuar në fillim të vitit, BERZH identifikon gjashtë tipare të tranzicionit: Banka beson se një ekonomi tregu që funksionin mirë  duhet të jetë konkurruesee mirë-qeverisur,  e gjelbërt, përfshirësefleksibile dhe e integruar. Mirë-qeverisja është përpjekja për të përmirësuar cilësinë e institucioneve shtetërore dhe private duke siguruar bashkëpunimin e mirë me njëra-tjetrën. Këshillat e Investimeve luajnë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje.

 

Artikull i publikuar në faqen e BERZH-it, ebrd.com

Private guided trips Albania 2026 rent a car tirana Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum