Search
Close this search box.

Këshilli i Investimeve feston 10 vite dialog të strukturuar publik-privat

Këshilli i Investimeve (KI) festoi sot 10-vjetorin e tij në një aktivitet të nivelit të lartë, ku morën pjesë mbi 100 përfaqësues nga qeveria, parlamenti, partnerët ndërkombëtarë dhe sektori privat. Aktiviteti, i hapur nga Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku, shërbeu si një mundësi për të reflektuar mbi një dekadë dialogu publik-privat, që ka forcuar bashkëpunimin mes qeverisë dhe sektorit privat dhe ka kontribuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri.

Që nga themelimi në vitin 2015, Këshilli i Investimeve, i mbështetur nga BERZH, me financim fillestar nga Qeveria Italiane përmes CEI dhe, prej vitit 2019, nga Qeveria Zvicerane përmes Sekretariatit Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO), ka sjellë ndryshime të prekshme në klimën e biznesit. Platforma ka trajtuar çështje konkrete, duke dhënë mbi 350 rekomandime të zbatueshme, që kanë çuar në thjeshtimin e inspektimit tatimor, digjitalizimin e rimbursimit të TVSH-së, përmirësimin e shërbimeve publike dhe lehtësimin e aksesit në financim të NVM-ve.

Në fjalën e saj, Zv. Kryeministrja Balluku falenderoi anëtarët dhe partnerët për angazhimin e tyre të qëndrueshëm dhe theksoi rolin kyç të Këshillit si një platformë që bashkon qeverinë, biznesin dhe partnerët ndërkombëtarë për të adresuar sfida të përbashkëta. Ajo nënvizoi se “Biznesi mbetet partneri kryesor i qeverisë, dhe Këshilli luan një rol të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit, duke siguruar që çdo çështje të trajtohet me profesionalizëm dhe me fokus të qartë drejt ndërtimit të një ekonomie konkurruese dhe të qëndrueshme.”

Znj. Ekaterina Solovova, Drejtuese e BERZH-it për Shqipërinë, theksoi arsyet e qëndrueshmërisë së Këshillit: përkushtimi dhe angazhimi proaktiv i qeverisë në zbatimin e reformave; besimi dhe angazhimi aktiv i sektorit privat, që siguron se propozimet reflektojnë realitetin; përkushtimi i Sekretariatit për rigorozitet analitik dhe paanshmëri, që garanton rekomandime të bazuara mbi evidencë; si dhe roli i partnerëve ndërkombëtarë në forcimin e llogaridhënies dhe transparencës.

Sh.S., znj. Ruth Huber, Ambasadorja e Zvicrës, u shpreh: “Jam e kënaqur që prej vitit 2019, Zvicra ka mbështetur Këshillin përmes SECO. KI ka shërbyer si një ndërmjetës i besueshëm dhe vazhdon të jetë një platformë ku institucionet qeveritare, shoqatat e biznesit, partnerët socialë dhe aktorët ndërkombëtarë bashkohen për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.” Zvicra inkurajon një kalim gradual të menaxhimit dhe përgjegjësisë së platformës tek aktorët vendas, duke riafirmuar angazhimin për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë përmes Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026–2028.
Përfaqësuesit e sektorit privat në KI, znj. Ines Muçostepa (Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë), z. Grant Van Cleve (AmCham Albania) dhe z. Davide Rogai (Confindustria Albania), vlerësuan kontributin e Këshillit për t’i kthyer diskutimet në zgjidhje konkrete. Ata nënvizuan ndikimin e tij në përmirësimin e bashkëpunimit, formësimin e politikave më efektive dhe krijimin e një mjedisi biznesi më konkurrues.

Ndërsa Shqipëria vijon rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, roli i Këshillit në forcimin e besimit, transparencës dhe hartimin e politikave të bazuara në evidencë mbetet thelbësor.

Private guided trips Albania 2026 rent a car tirana Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum