Këshilli Investimeve, 15 prill 2015 – 15 prill 2018

Prill 15, 2018

Kanë kaluar tre vite nga krijimi i Këshillit të Investimeve nga Autoritetet Shqiptare me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me qëllim intensifikimin e dialogut midis qeverisë dhe sektorit privat, përmirësimin e klimës së biznesit dhe nxitjen e mirëqeverisjes. Në fjalimin e tij gjatë inagurimit të Këshillit të Investimeve (prill 2015), Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama u shpreh se “Këshilli i Investimeve duhet të shërbejë si një urë lidhjeje midis komunitetit të biznesit dhe qeverisë duke u bërë një katalizor në krijimin e mjedisit të duhur për investime.”

Gjatë këtyre tre viteve, puna kryesore e Këshillit të Investimeve ka konsistuar në avokatimin për një reformë sistematike kundër informalitetit, për një konsultim më të mirë paraprak të akteve qeveritare, për rritjen e përfshirjes dhe transparencës së informacionit përfshirë incentivat për investime, për transparencën mbi procedurat e rimbursimit të TVSH-së, për përmirësimin e komunikimit të administratës tatimore, për aftësi më të mira pune në përputhje me nevojat dhe sektorët përkatës të biznesit, për përmirësimim e platformës elektronike për lejet e ndërtimit, etj. Ndonëse ka patur disa përmirësime gjatë tre viteve të fundit, problematikat e mësipërme vazhdojnë të konsiderohen si problematike për investimet në sektorin privat dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Ndërkohë që debati i KI është përpjekur të influencojë në dialogun kombëtar dhe procesin e reformave për klimën e biznesit.

Nevoja për më shumë transparencë ndaj biznesit, sipas rekomandimeve të KI, është adoptuar nga disa agjenci qeveritare me disa masa konkrete, si p.sh.: i) një faqe e re interneti nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, me akses më të lehtë për përdoruesit dhe me informacion të përditësuar, ii) sportelë të rinj për të ofruar informacion të qartë dhe të përditësuar për tatimpaguesit, veçanërisht për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, për të operuar në përputhje me legjislacionin tatimor apo për regjistrimin e biznesit të ri, iii) Agropikat janë qendra të reja informacioni të ngritura nga Ministria e Bujqësisë për t’i ofruar fermerëve informacion të plotë mbi skemat mbështetëse dhe financuese të hartuara për ta.

Për identifikimin e shqetësimeve të biznesit, Sekretariati ka organizuar konsultime me mbi  188 kompani dhe shoqata biznesi, 90 institucione publike, 20 donatorë dhe ambasada, etj. Ndërkohë, janë kryer 7 anketa me pjesëmarrjen e 483 kompanive, duke treguar një rritje të besimit në punën e KI dhe një rritje të ndërgjegjësimit mbi kapacitetet e KI për të trajtuar shqetësimet e biznesit në interes të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Puna e Këshillit të Investimeve nuk do të kishte qenë e suksesshme pa mbështetjen e Qeverisë Shqipëtare dhe të donatorëve të tij (BERZH, Qeveria Italiane dhe CEI), dhe pa mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve të tij – bizneset vendase dhe të huaja, shoqatat e biznesit dhe komuniteti i donatorëve.

 

Foto: Mbledhja e Parë e Këshillit të Investimeve, 15 prill 2015.

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, BERZH dhe Nisma e Evropës Qendrore (CEI).