Search
Close this search box.

Lançimi i Këshillit të Investimeve në Shqipëri

Më 15 prill 2015, Këshilli i Investimevenë Shqipëri u lançua në një eveniment të një profili të lartë në Tiranë, i cili mblodhi vendimmarrësit kryesorë nga komuniteti i biznesit, sikurse edhe zyrtarë të lartë qeveritarë dhe përfaqësues nga institucione ndërkombëtare financiare. Qëllimi kryesor i Këshillit të Investimeve do të jetë analizimi i problematikave në fushën e investimeve dhe nxitja e investimeve vendase dhe të huaja në Shqipëri.

Përpara lançimit, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, e quajti evenimentin një ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë. Këshilli do të shërbejë si një urë lidhjeje midis komunitetit të biznesit dhe qeverisë dhe do të jetë një katalizor i cili do të ndihmojë për të krijuar mjedisin e duhur për investime. Ai shprehu gjithashtu bindjen se me ndihmën e BERZH-it Shqipëria do të bëjë një progres të shpejtë drejt prosperitet ekonomik.

Në fjalimin e tij, Z. Alan Rousso, Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Partneritet pranë BERZH, u shpreh se Këshilli i Investimeve nuk ka për qëllim të zëvendësojë aktivitetin e asnjë ministrie, agjencie apo institucioni qeveritar. Përkundrazi, ai është projektuar për të ofruar një platformë për dialog midis sektorit privat dhe autoriteteve shqiptare, me qëllimin kryesor për të përdorur përvojën e sektorit privat për të përmirësuar përmbajtjen dhe priotizimin e reformave të politikave. Këshilli i Investimeve do të forcojë gjithashtu rolin e sektorit privat dhe shoqërisë civile në monitorimin e efektivitetit të aktivitetit të Qeverisë në fushën e reformave qeverisë.

Këshilli i Investimeve luan një rol të rëndësishëm në zbatimin e objektivave të përcaktuara në Memorandumin e Mirëkuptimit firmosur midis Presidentit të BERZH Sir Suma Chakrabarti dheKryeministrit të Shqipërisë Z. Edi Rama në shkurt 2014.

Shqipëria ka firmosur e para Iniciativën e BERZH-it për Klimën e Investimeve dhe Mirëqeverisjen (ICGI). Më pas, vende të tjera si Moldavia, Serbia dhe Ukraina iu bashkuan kësaj iniciative.

Burimi:http://www.ebrd.com/news/2015/albania-launches-investment-council-with-ebrd-support.html