Search
Close this search box.

Mbi Informalitetin në Turizëm

Në mbledhjen e tij të ardhshme (fund shtatorit 2018), Këshilli i Investimeve pritet të diskutojë mbi ‘Informalitetin dhe Konkurrueshmërinë në Sektorin e Turizmit’. Në këtë kuadër, Sekretariati është duke zhvilluar një analizë për të identifikuar dhe evidentuar shqetësimet kryesore të biznesit dhe të ofrojë rekomandime përkatëse për të adresuar problematika në lidhje me informalitetin në sektor. Fokusi i Notës Teknike do të jetë kryesisht mbi aspektet më të rëndësishme të zinxhirit të turizmit, akomodim hoteleri dhe operatorë udhëtimesh. Një anketë është lancuar nga Sekretariati në korrik 2018 dhe deri më sot kanë marrë pjesë mbi 130 kompani nga sektori i turizmit.

Këtë vit, strukturat turistike të akomodimit kanë një TVSH të reduktuar prej 6%, shumë më të ulët krahasuar me TVSH-në standarte të mëparshme prej 20%. Çfarë mendon biznesi në lidhje me këtë incentivë? A do të ketë ndikim të dukshëm për biznesin në të ardhmen? A do të jetë i rëndësishëm për ta? Apo ka ende problematika për t’u konsideruar? Këto janë disa nga pyetjet që analiza dhe anketa do të përpiqen t’i japin një përgjigje në fund.