Search
Close this search box.

Ndryshime në Thjeshtimin e Proçedurave Tatimore dhe Doganore

Në Konferencën “Dialogu i Nivelit të Lartë për Klimën e Biznesit dhe Tërheqjen e Investimeve të Huaja në Shqipëri”, mbajtur më 24 Maj në ambjentet e Tirana Business Park, Ministri Ahmetaj informoi që e vetmja paketë fiskale që Qeveria ka vendosur të iniciojë është thjeshtimi i procedurave tatimore dhe doganore. Një nga ndryshimet e kësaj pakete të re fiskale të procedurave ka të bëjë me kontrollet tatimore, të cilat do të lajmërohen minimalisht 1 muaj përpara nga administrata tatimore dhe e dyta është e drejta e sipërmarrjes për t’u vetëkorrigjuar pa asnjë penalitet. Për këtë, sipërmarrja është e ftuar të paraqesë sugjerime dhe komente deri më 20 qershor.

Më pas, këto ndryshime do të reflektohen në proçedurat tatimore të cilat pritet të jenë objekt i ndryshimeve brenda muajit Qershor.

 

Burimi: http://www.financa.gov.al/al/njoftime/lajme/shqiperia-e-ka-lene-pas-krizen-oportunitete-per-investimet-e-huaja-direkte

Private guided trips Albania 2026 rent a car tirana Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum