Search
Close this search box.

Këshilli Investimeve, Lajmet Kryesore, Prill – Qershor 2022

Anketë: “Për Përmirësimin e Procesit të Konsultimit Publik”

Prill 2022

Sekretariati i Këshillit të Investimeve (KI) ndërmori një anketim online me pjesëmarrjen e 26 shoqatave të biznesit dhe dhomave të tregtisë për të eksploruar ndërgjegjësimin dhe sfidat e biznesit për t’u përfshirë në procesin e konsultimit publik—një temë e votuar nga anëtarët e KI për t’u diskutuar në mbledhjen e ardhshme plenare. Në pyetësor u trajtuan aspekte të ndryshme të procesit të konsultimit publik, si i) e drejta për informim dhe konsultim, ii) respektimi i së drejtës për informim dhe konsultim nga ana e institucioneve publike, iii) interesi i biznesit për të marrë pjesë dhe për t’u angazhuar në proces, dhe iv) transparenca në konsultim.

Përgjigjet e anketës nxorën në dukje se:

Mbledhje fokus grup: “Për Përmirësimin e Procesit të Konsultimit Publik”

20 Prill 2022

Sekretariati organizoi një diskutim teknik me parnerë të sektorit publik dhe privat për të diskutuar dhe validuar gjetjet dhe sugjerimet paraprake të Sekretariatit për përmirësimin e procesit të konsultimit publik, përpara prezantimit të tyre në mbledhjen e ardhshme plenare të KI.

Pjesëmarrësit konfirmuan se gjetjet e Sekretariatit pasqyrojnë realitetin e konsultimit publik në këndvështrimin e biznesit dhe sollën dëshmi të tjera nga përvoja e anëtarëve të tyre të biznesit. Gjatë takimit u ritheksua se kontributi i biznesit në procesin e konsultimit publik mbetet sfidues kryesisht për shkak të mungesës së angazhimit dhe ndërveprimit nga ana e administratës publike, ndërsa u kërkuan hapa të mëtejshme për të rritur besimin e biznesit në proces.

Takim me SECO pranë Ambasadës Zviceriane

28 Prill 2022

Për të përforcuar mbështetjen e Qeverisë Zviceriane për Shqipërinë në fushën e zhvillimit ekonomik dhe punësimit, një mision nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) vizitoi Tiranën gjatë javës së fundit të prillit. Objektivi i këtij misioni ishte ndjekja e zbatimit të ndërhyrjeve aktuale të SECO-s dhe eksplorimi i nevojave dhe mundësive për mbështetje të mëtejshme në fushën e klimës së investimeve, falimentimit të biznesit, raportimit financiar, sipërmarrjes, etj.

Në këtë kuadër, një takim u mbajt me përfaqësues të sektorit privat, ku mori pjesë edhe Sekretariati i KI-së, për të diskutuar dhe shkëmbyer pikëpamje dhe perspektiva mbi kontekstin aktual të vendit, politikat publike dhe sfidat & mundësitë për zhvillimin e sektorit privat. Gjatë këtij takimi, Drejtorja e Sekretariatit, znj. Diana Leka (Angoni), prezantoi disa nga gjetjet kryesore të KI-së për klimën e biznesit dhe masat vijuese të ndërmarra, ndërsa falënderoi SECO për mbështetjen dhe financimin e aktivitetit të KI që prej vitit 2019.

Publikim i ri: Raporti Vjetor mbi Aktivitetin e KI për 2021

29 Prilll 2022

Raporti thekson fleksibilitetin e KI për të harmonizuar axhendën e tij me prioritetet dhe reformat kryesore që prekin biznesin, forcimin e rolit të KI në konsultimin e dokumentave të rëndësishme (draft ligje/ strategji) si dhe rolin e Sekretariatit për përcjelljen e paanëshme të dëshimeve të ndryshme nga ana e biznesit dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rekomandimet e KI përmes publikimeve elektronike dhe avokimit në aktivitete të ndryshme të partnerëve.

KI me rekomandime Për Përmirësimin e procesit të Konsultimit Publik

1 Qershor 2022

Kryesuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, KI zhvilloi një mbledhje plenare për të diskutuar shqetësimet e sektorit privat në lidhje me procesin e konsultimit publik dhe rekomandimet përkatëse. Gjatë fjalës së saj, Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e procesit të konsultimit publik dhe mekanizmave të tij me qëllim miratimin e dokumentave legjislative sa më kuptimplotë dhe integrimit të transparencës në proces, duke iu dhënë mundësinë grupeve të interesit dhe publikut të kontribuojnë në zbatimin e reformave.

Gjatë diskutimit të hapur, përfaqësuesit e biznesit nga Dhoma Amerikane, Shoqatat e Prodhuesve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, FIAA dhe UCCIAL shprehën shqetësimet e tyre mbi ecurinë aktuale të procesit të konsultimit publik dhe parashtruan sugjerime të ndryshme në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm të procesit.

Memorandim mirëkuptimi midis KI dhe FEUT

10 Qershor 2022

Një Memorandum Mirëkuptimi midis Këshillit të Investimeve (KI) dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës (FEUT) u nënshkrua nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj (në cilësinë e Kryetares së KI) dhe Dekani i FEUT, Prof. Dr. Dhori Kule.Memorandumi përcakton kuadrin e bashkëpunimit midis KI dhe FEUT për aktivitetet e tyre në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Ai synon të përmirësojë bashkëpunimin e përbashkët të të dy institucioneve në shkëmbimin e informacionit, shkëmbimin e ekspertizës teknike dhe profesionale, shkëmbimin e njohurive dhe përvojës, promovimin e aktiviteteve dhe forumeve reciproke, si dhe ngritjen e një kuadri monitorimi për të ndjekur dhe zbatuar rekomandimet e KI.

Për forcimin e rolit të shoqatave të biznesit në promovimin e qeverisjes së mirë dhe Luftën kundër korrupsionit

14 Qershor 2022

Sekretariati i Këshillit të Investimeve mori pjesë në Konferencën e parë të Antikorrupsionit organizuar nga zyra e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe kontribuoi si panelist në sesionin “Roli i shoqatave të biznesit në promovimin e qeverisjes së mirë dhe luftën kundër korrupsionit”. Fokusi i diskutimit: Roli i shoqatave të biznesit në luftën kundër korrupsionit dhe aftësia e biznesit të koorporatës për të luftuar praktikat abuzive.

Gjatë fjalës së saj, Drejtorja e Sekretariatit, znj. Diana Leka (Angoni) u shpreh se nga analiza të Sekretariatit të KI që prej 2015, evidentohet që biznesi vlerëson dixhitalizimin si një instrument për të luftuar korrupsionin, ndërsa vëren si problematika kryesore sistemike që çojnë në informalitet, ndërveprimin me institucionet dhe paqëndrueshmërinë fiskale.

Për lehtësimin e aksesit të sektorit privat në shërbime financiare inovatore

14 Qershor 2022

Sekretariati i Këshillit të Investimeve merr pjesë në forumin “Dixhitalizimi kundrejt parasë fizike” organizuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të qeverisë, sektorit bankar, dhe të biznesit. Punimet e forumit u fokusuan në trajtimin e kanaleve alternative të pagesave, uljen e parasë fizike dhe luftën kundër informalitetit, si dhe qasjen e bankave në platformën e-Albania.

Në ndërhyrjen e saj, Drejtorja e Sekretariatit, znj. Diana Leka (Angoni), u shpreh se KI ka evidentuar rolin kryesor që luajnë bankat në uljen e parasë fizike në ekonomi dhe ofrimin e kanaleve alternative të pagesave, ndërsa rekomandoi të analizohet paraprakisht dhe me maturi progresi i arritur deri më sot si dhe sfidat aktuale që hasen nga të gjithë palët e përfshira përpara se të ecet me ndërhyrje të reja financiare dixhitale.”

Dokument Pune “Konsultimi Publik si një Mjet efektiv për Përmirësimin e vendimmarrjes dhe Dialogut publik-privat”

Qershor 2022

Përgatitur nga Sekretariati përmes një qasjeje nga poshtë-lart, studimi prioritizon disa ndërhyrje për të rritur besimin midis palëve të përfshira dhe përmirësuar përdorimin e instrumenteve të konsultimit publik në kuadër të reformës së dixhitalizimit të ndërmarrë nga qeveria.

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT | 2021

Vështrim mbi treguesit e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë (2021)

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT| 2021

Raport mbi Aktivitetin e KI (2021)

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

Prezantim PPT “Për Përmirësimin e Konsultimit Publik”

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

Përmbledhje Ekzekutive “Për Përmirësimin e Konsultimit Publik”

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

Dokument Pune “Për Përmirësimin e Konsultimit Publik”

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

Matrica e Rekomandimeve “Për Përmirësimin e Konsultimit Publik”

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

Minutat e Mbledhjes “Për Përmirësimin e Konsultimit Publik”

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

Progresi i Rekomandimeve të KI (Janar – Maj 2022)

KËSHILLI I INVESTIMEVE NË MEDIAN TELEVIZIVE

RRETH KËSHILLIT TË INVESTIMEVE

Këshilli i Investimeve është një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur qeverisjen e mirë. Puna e Këshillit mbështetet nga Sekretariati, një organ i pavarur me profesionistë të përzgjedhur dhe kontraktuar nga BERZH për t’u angazhuar drejtpërsëdrejti me komunitetin e biznesit. Këshilli Investimeve mbështetet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike (SECO).