Search
Close this search box.

Për Përqasjen e Akademisë me Sipërmarrjen

Një nga rekomandimet e KI gjatë 2016, ishte edhe nxitja e bashkëpunimit për lobimin e politikave dhe debatit midis KI dhe akademisë nëpërmejt një Memorandumi Mirëkuptimi. Në këtë kuadër, një MM u firmos më 31 mars 2017 midis Universitetit të Epokës dhe KI me qëllim lidhjen e bashkëpunimit të ngushtë për shkëmbimin e të dhënave statistikore, sesione debati dhe rekomandime të mundshme përfshirë analiza ekonomike; konferenca, sesione debati dhe/ose bashkëpunime në publikime; bashkëpunime me studentë për fusha ku vepron Këshilli i Investimeve dhe shkëmbimi I asistencës teknike dhe profesionale sikurse edhe për praktikat më të mira.

Në vijimësi, më 6 prill 2017, Sekretariati në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën e Inovacionit, organizoi një konsultim të parë me përfaqësues të Universitetit të Epokës, Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike me fokus bashkëpunimin konkret midis palëve, përfshirë këtu edhe bërjen të qëndrueshëm ligjërisht Qendrën e Inovacionit.

Një gjetje e Sekretariatit në një nga punët e tij të fundit, mbi rëndësinë e disponueshmërisë së aftësive në tregun e punës ishte se brezi i ri shqiptar është mjaft dinamik, ka dëshirë për të mësuar aftësi të reja, janë të motivuar, por mungon modeli si edhe arsimimi në universitete nuk i korrespondon nevojave reale të tregut. Ndaj, u rekomandua një rritje e partneritetit të universiteteve me sektorin privat dhe Zyrat e Punës nëpërmjet forcimit të rolit të Zyrave të Karrierës në internshipe, praktika dhe punësim të studentëve, zhvillim i hershëm i këshillimit të karrierës që në shkollat. Përshtatje të kurrikulave universitare për industri të caktuara me anë të zbatimit të projekteve dhe lëndëve mësimore nga ambienti i biznesit vendas. Ndërhyrje në kurrikulat universitare për të realizuar programe që lidhen me rritjen e aftësive analitike dhe praktike të studentëve.

Nxitja e konkurrencës dhe sipërmarrjes, çështjet administrative në të bërin biznes për kompanitë e reja startup janë ngritur gjithashtu nga sipërmarrësit e rinj pranë Sekretariatit. Kjo çështje pritet të diskutohet nga Këshilli Investimeve në një nga mbledhjet e tij të ardhshme ndërkohë që ekspertët e Sekretariati kanë filluar tashmë punën.

Private guided trips Albania 2026 rent a car tirana Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum