Search
Close this search box.

Përmirësimi i Klimës së Investimeve nëpërmjet Këshillave të Investimeve – Law in Transition 2017

Qeverisja e mirë është një komponent shumë i rëndësishëm për një zhvillim të suksesshëm dhe të qendrueshëm. Kombet e Bashkuara e njohin këtë në Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, ku deklarohet se “aksesi në drejtësi dhe institucione përgjegjëse” janë para-kushte për prosperitet ekonomik. Ndërsa, BERZH identifikon mirë-qeverisjen si një nga gjashtë cilësitë e dëshirueshme për mirëfunksionimin e një ekonomie tregu.

Nëpërmjet përpjekjeve të tij për të krijuar një mjedis ligjor më të mirë dhe më të parashikueshëm, BERZH jep një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e qendrueshëm të shteteve ku operon. Këto përpjekje dallohen për inovacionin, ambicien dhe arritjet e tyre në terren, sikurse edhe për gamën e gjerë të partnerëve me të cilët bashkëpunohet, duke filluar nga aktivistë të thjeshtë të shoqërisë civile deri në kryeministri. Historia e këtyre përpjekjeve tregohet në raportin ‘Law in transition 2017’.

Ndër të tjera, raporti tregon kontributin e Departamentit të Tranzicionit Ligjor në reforma ligjore dhe rregullatore që synojnë uljen e barrës së huave të këqija në ekonomitë në zhvillim të Evropës. Gjithashtu, tregohet puna e gjerë që BERZH kryen për të ngritur standardet e qeverisjes së korporatave në rajon dhe përafrimin e tyre me praktikat më të mira ndërkombëtare; dhe mbështjetja për dialogun publik-privat në përmirësimin e qeverisjes dhe luftën ndaj korrupsionit. Këshillat e Investimeve nxisin dialogun midis sektorit publik dhe atij privat dhe ekspozojnë politikë-bërjen ekonomike për tu monitoruar nga publiku.

Në raport, vihet re se gjatë viteve të fundit, Këshillat e Investimeve kanë mbështetur krijimin e mjediseve mundësues për biznesin, për shembull duke nxitur diagnostikimin më të mirë të problemeve të klimës së investimeve, si dhe kanë përmirësuar hartimin e politikave duke forcuar pozitën e reformatorëve në qeveri. Në mënyrë që të zhvillohet një partneritet i mirë, qeveritë duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë sektorin privat, të mendojnë në terma afat gjatë dhe të bëjnë zgjedhje të mira politike. Bizneset janë – dhe duhet të trajtohen si – partnerë aktivë në luftën kundër korrupsionit dhe në përpjekje të tjera për përmirësin e klimës së investimeve. Angazhimi i qendrueshëm midis përfaqësuesve të qeverive dhe bizneseve ndihmon gjithashtu në ndërtimin e besimit, të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të përbashkët.

Shkarko ‘Law in transition 2017