Search
Close this search box.

Pse Shqipëria duhet të nxisë zhvillimin e sektorit privat dhe të konkurueshmërisë…

Holger Muent, Drejtor i BERZH-it për Ballkanin Perëndimor, shprehet në një intervistë se nëse Shqipëria ka si qëllim të rrisë GDP-në dhe të përgatitet për të hyrë në Bashkimin Evropian, duhet të forcojë sektorin e saj privat dhe të rrisë konkurrueshmërinë në nivel rajonal dhe më gjerë. Ai shprehet gjithashtu se BERZH-i është gati për të ofruar mbështetje për korridorin e propozuarAdriatik – Jon, një projekt rajonal i cili lidh Kroacinë me Greqinë.

Çfarë mundësish ekzistojnë për Shqipërinë duke pasur parasysh vendndodhjen e saj gjeografike? 

Shqipëria ndodhet në zemër të Ballkanit Perëndimor — rajon me një rëndësi strategjike për lidhjet tregtare me Bashkimin Evropian dhe me pika të rëndësishme aksesi në Adriatik. Për shumicën e vëndeve të Ballkanit Perëndimor, afrimi me BE-në mbetet shtytësi kryesor i reformave ekonomike dhe strukturore. Kjo është një mundësi në vetvete e cila duhet të shfrytëzohetpasi reformat do të ndihmojnë Shqipërinë për të realizuar potencialin e saj ekonomik dhe të thellojë bashkëpunimin e saj rajonal. Kohët e fundit, kemi nxjerrë parashikimet tona për ekonominë rajonale me rritje të parashikuar të GDP-sëprej 2.5%në Shqipëri përvitin 2015 e cila mund të arrijë akoma më tepër. Për të arritur këtë, Shqipëria nevojitet të forcojë sektorin e saj privat dhe të rrisë konkurrueshmërinë e saj. Kjo është një nga prioritetet e punës së BERZH në vend.

Thuhet se themeli i një ekonomietë shëndetshmeështë një sektor i fortë privat — si e mbështesni ju Shqipërinë në këtë aspekt?

Mbështetja e zhvillimit të sektorit privat është thelbi i punës së BERZH-it. Në Shqipëri, kemi disa mënyra për të mbështetur sektorin privat:

Mund të ofrojmë financim të drejpërdrejtë për NVM-tëe konsoliduara, si në kapitalashtu edhe në kredi. Gjithashtu ne ofrojmë financim për NVM-tënë mënyrë jo të drejtpërdrejtë nëpërmjet bankave vendase dhe institucioneve mikrofinanciare. Momentalisht jemi duke punuar për një lehtësi të re e cila do të përmirësojë aksesin në financimin e bankave vendase të bizneseve në sektorin e bujqësisë. Besojmë se ka shumë potencial të pashfrytëzuar në këtë sektor për rritje dhe punësim. Jemi të kënaqur të shohim përprekjen e qeverisë për të shfrytëzuar këtë potencial me Fondin Kombëtar të Garancisë. Nën mbështetjen e Fondit, jemi duke punuar së bashku me bankat dhe institucionet financiare për të krijuar një Lehtësi Financuese për Biznesin.

Nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit privat dhe rritja e konkurrueshmërisë së tij, si për shembull forcimi i një segmenti të fortë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është një nga prioritetet tonapër Shqipërinë. Kjo do të ndihmojë vendin për t’u bërë më elastik ndaj faktorëve të jashtëm ekonomikë, si për shembull paqëndrueshmëria në Eurozonë dhe çmimet e mallrave.

Cilët sektorë të veçantë në Shqipëri nevojitet të zhvillohen në kontekstin rajonal?

Në kontekstin rajonal, ekonomia shqiptare është krahasueshmërisht e vogël dhe për të tërhequr investimet private nevojitet të jetë e lidhur mirë me një treg më të gjerë në rajon, si në aspektin e infrastrukturës ashtu edhe në lidhje me harmonizimin e rregullave krahasuar me fqinjët e saj. Për këtë arsye integrimi rajonal është një nga çështjet kryesore të punëssonë në vend.

Në Ballkanin Perëndimor, për shembull, BERZH-inë bashkëpunim me Komisionin Evropian, institucione të tjera financiare, dhe autoritetet qeveritare është duke investuar në rehabilitimin dhe ndërtimin e rrugëve kryesore dhe hekurudhave të cilat janë pjesë e korridorëve të transportit (si psh Korridori Vc, VIII dhe X) të cilët lidhin Ballkanin Perëndimor me BE-në. BERZH-i është aktualisht duke konsideruar financimin e rehabilitimit të hekurudhës dhe rrugëve në Kosovë, rehabilitimindhe ndërtimin e rrugëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhenë ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Në Mal të Zi, BERZH-i është duke konsideruar investime të tjera në aeroporte dhe porte detare.

BERZH-iështë duke punuar ngushtëme Kuadrin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF) i cili është një mekanizëm i rëndësishëm koordinimi që bashkon të gjithë aktorët dhe përcaktimin e projekteve prioritare me interes të përbashkët. Projekte të tilla rajonale kanë efekt në politika të rëndësishme, si për shembull regulacioni tregtar dhe doganor për të lehtësuar bashkëpunimin ekonomik midis vendeve fqinje në Ballkanin Perëndimor.

BERZH-i do të ishte i interesuar të japë mbështetje për Korridorin Adriatik – Jon i cili është një projekt rajonal i përkrahur nga qeveritë e Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Korridori do të lidhë Evropën Qendrore dhe Perëndimore me Greqinë përmes Ballkanit Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.

A ka ndërmarrë BERZH-i ndonjë projekt në Shqipëri për të mbështetur integrimin e saj në rajon?

BERZH-i ka zbatuar një sërë projektesh në Shqipëri të cilat kontribuojnë në integrimin rajonal, si një ngaprioritetet kyçe të punës sonë në vend. Për shembull, BERZH-i është duke financuar aktualisht, së bashku me BE-nëdhe Bankën Evropiane për Investime, ndërtimin e nënkalimit rrugor Fier – Vlorë. Këto projekte janë pjesë e Korridorit VIII të Rrjetit SEETOtë cilat përfitojnë grante të konsiderueshme financimi nga Instrumenti i BE-së për Para-Anëtarësim (IPA). Projekte të mëparshme të BERZH-it përfshijnë rehabilitimin e seksionit rrugor Elbasan – Librazhd i cili ështëpjesëeKorridorit VIII, ndërtimi i një terminali të ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ndërtimi i seksionit rrugor Levan – Vlorë dhe Levan-Tepelenë (gjithashtunëKorridorin VIII), dheterminalin e pasagjerëve në Portine Durrësit. Jemi duke konsideruar gjithashtu të mbështesim sigurinë rajonale të energjisë dhe jemi duke shqyrtuar opsionet e investimit në interkonjeksionin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Forcimi institucional është gjithashtu po aq i rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve në vend. Përmirësimi i klimës së biznesit është tashmë në fokus të axhendës ekonomike të qeverisë. BERZH-i ka mbështetur Shqipërinë në ngritjen e Këshillit të Investimeve, për të krijuar një platformë për dialogun e sektorit publik-privat dhepër të përmirësuar klimën e investimeve.

Cili është mendimi juaj për një ‘Beneluks Shqiptar’? 

Do të preferoja të flisja për një treg të përbashkët rajonal. BERZH-i mbështet fuqishëm bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, i cili është i domosdoshëm përperspektivën ekonomike dhe stabilitetin e këtij rajoni. Kjo është përgjigja më e mirë ndaj sfidave të saj të shumta. Kur organizuam mbledhjen e parë me kryeministrate Ballkanit Perëndimor në selinë qendrore të BERZH-it një vit më parë, fillimisht kërkuam të promovonim rajonin si një destinacion investimesh. Por ishte gjithashtu një mesazh i fortë politik i stabilitetit dhe maturimit të sapo arritur të rajonit. Intensifikimi i bashkëpunimit rajonal midis të gjitha kombeve në rajon është një nga arritjet e fundit më të mëdha të Ballkanit Perëndimor.

Si do të vlerësonit gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim në BE?

Axhenda e BE-së për reforma dhe vetë reformat ekonomike janë një katalizator i rëndësishëmpër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe vendi duhet të ndjekë këtë drejtim. Jemi vërtet të inkurajuar nga nxitja e qeverisë për reforma. Zbatimi i këtyre reformave do të jetë tepër i rëndësishëm për të përmirësuar praktikishtklimën e investimeve dhe për të nxitur rritjen dhe punësimin. Prandaj, Shqipëria është padyshim duke ndjekur drejtimin e duhur. Por disa nga sfidat janë të rrënjosura shumë thellë, si për shembull mangësitë në sistemin juridik dhe në administrimin publik, dhe ato do të kërkojnë shumë këmbëngulje. Afrimi në BE është një maratonë, dhe jo një garë vrapimi të shpejtë.

Burimi: http://www.tiranatimes.com/?p=122853