Search
Close this search box.

Çfarë do të diskutojë Këshilli në gjysmën e dytë të 2017-ës?

  • Thjeshtimi i inspektimeve për të ulur barrën administrative për biznesin

Inspektimet shtetërore janë komponentë të rëndësishëm të sistemit rregullator dhe shumë të rëndësishme për shoqërinë, bizneset dhe qytetarët. Megjithatë, inspektimet mund të krijojnë kosto të tepërta dhe barra administrative për bizneset duke dekurajuar sipërmarrjen. Numri i lartë dhe mbivendosja e shpeshtë e inspektimeve të ndryshme sikurse edhe efikasiteti në praktikë mbeten ende një shqetësim për sektorin privat, raportuar gjithashtu edhe pranë Sekretariatit. Prandaj, analiza e proçedurave të inspektimit dhe bashkëveprimi me bizneset dhe autoritetet përkatëse do të jenë pjesë e axhendës së Këshillit të Investimeve për gjysmën e dytë të 2017.

  

  • Lejet e ndërtimit dhe portali e-lejet në kuadër të reformës territoriale

Qeveria ka nxjerrë një faqe interneti mbi lejet e ndërtimit duke synuar lehtësimin e proçedurave për biznesin dhe individët për marrjen e këtyre lejeve. Sekretariati i KI ka mbledhur disa opinione paraprake nga bizneset mbi zbatimin e lejeve të ndërtimit, veçanërisht në lidhje me tokat bujqësore dhe industriale. Bazuar nga sa më sipër, qëllimi ynë është që në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore dhe aktorëve përkatës, të konsiderohet impakti i reformave të tilla mbi investimet dhe zhvillimin ekonomik.

Sekretariati mirëpret komente nga bizneset në lidhje me inspektimet dhe lejet e ndërtimit (përfshirë portalin e-lejet) në adresën tone të e-mailit [email protected].
car rental tirana real estate saranda