Picture: Unknown Lady Justice on the Old Bailey in London

Disa Modele të Mekanizmit të Trajtimit të Ankesave të Investitorëve

Gusht 3, 2018

Sekretariati i Këshillit të Investimeve publikon një material të përgatitur në kuadër të Mbledhjes XIII të Këshillit të Investimeve (18 Qershor 2018), ku u diskutua mbi “Kuadrin Ligjor Për Investimet, Debatet dhe Sfidat”. Qëllimi i mbledhjes ishte diskutimi mbi kuadrin ligjor aktual ekzistues për investimet, si edhe për të lehtësuar procesin e përgatitjes së një kuadri ligjor të harmonizuar me praktikat e mira ndërkombëtare.

Nga takimet e zhvilluara si në nivel ekspertësh ashtu edhe nga diskutimet në Mbledhjen e KI u vlerësua si shumë i rëndësishëm roli i mekanizmave shtetërorë për zgjidhjen e ankesave të investitorëve që në fazat e hershme të këtyre ankesave, si dhe mundësia për të përfshirë një mekanizëm të tillë në ligjin për investimet.

Materiali i përgatitur nga Sekretariati i KI është një analizë krahasuese mbi Modelet e Mekanizmit për Zgjidhjen e Ankesave të Investitorëve (anglisht “Investor Grievance Mechanism”) në 6 vende me karakteristika të ndryshme.

Për të ndihmuar diskutimet dhe procesin e vendimmarrjes mbi modelin më të përshtatshëm, në material janë përfshirë elementet pozitivë që sjell adoptimi i një “Investor Grievance Mechanism” si edhe elementët e përbashkët dhe dallimet midis modeleve të zbatuara në këto vende.

Shkarko: Modele IGM (përgatitur nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve)

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)