Search
Close this search box.

Këshilli i Investimeve diskuton sot temën “Për Përmirësimin e Mekanizmave të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve midis Biznesit dhe Administratës Publike”

Këshilli i Investimeve (KI) mban sot, më 2 Mars 2016 në orën 15:00, mbledhjen e tij të radhës drejtuar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Milva Ekonomi, njëherësh edhe Kryetare e Këshillit. Në Mbledhje do të diskutohet mbi efektivitetin e mjeteve në dispozicion të biznesit për të zgjidhur mosmarreveshjet brenda administratës publike.

Mosmarrëveshjet ndërmjet institucioneve të administratës publike dhe biznesit janë konsideruar shqetësuese pasi mbartin kosto të konsiderueshme për palët dhe njëkohësisht sjellin pasiguri dhe mosbesim në zhvillimin e aktivitetit ekonomik si tek bizneset vendase ashtu edhe ato të huaja. Shqetësimet kryesore që shpreh biznesi kanë qenë se: “institucionet buxhetore dhe stafi i punësuar në to, shpesh injoron apo nuk njeh ligjet e funksionimit te tyre, rregullat dhe ndërmerr vendime arbitrare dhe jokoherente me ligjet në fuqi”.

Bazuar në analizën e ekspertëve të Sekretariatit, paraprakisht të konsultuar edhe me ekspertë të fushës si edhe me shoqatat e biznesit, Këshilli i Investimeve ngre disa kërkesa dhe rekomandime për Qeverinë Shqiptare, që synojnë: Lehtësimin e aksesit në ushtrimin e të drejtës së ankimit administrativ për bizneset; përmirësimin e efektivitetit të strukturave të apelimit administrativ; rritje të transparencës së vendim-marrjes në një proçes ankimi administrative.

Raporti Përmbledhës “Për Përmirësimin e Mekanizmave të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve midis Biznesit dhe Administratës Publike”.

Për më shumë informacion mbi këtë mbledhje, na vizitoni sërish.