Search
Close this search box.

Këshilli i Investimeve Mblidhet më 27 prill 2016 për të Diskutuar, “Politikat Incentivuese për Nxitjen e Investimeve, Shqipëria dhe Vendet e Ballkanit Perëndimor.”

Në bashkëpunim me Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Sekretariati i Këshillit të Investimeve është duke punuar për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Investimeve që do të mbahet më 27 Prill 2016, ora 17:00 – 18:30 pranë Tirana Business Park.

Sipas raporteve dhe studimeve të fundit të BERZH, OECD, etj., rajoni i Ballkanit Jugperëndimor shihet me shumë interes nga investitorët e huaj për avantazhet që mbart si: 1) perspektiva evropiane, 2) stabiliteti makroekonomik, 3) vendndodhja gjeografike, 4) taksa të favorshme, 5) ekonomi të ndryshme, 6) kosto e lirë e punës, e kombinuar me 7) një popullsi relativisht të arsimuar. Për këtë arsye, vendet e rajonit, përfshirë dhe Shqipërinë, kanë ndërmarrë politika incentivuese deri diku agresive për të qenë sa më konkurruese në thithjen e investimeve të huaja.  Por a janë të mjaftueshme vetëm këto incentiva për të thithur investime produktive në ekonomi, dhe si pozicionohet Shqipëria?

Objekti i analizës që po përgatitet do të jetë evidentimi i politikave të incentivave për investime në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të rajonit, si dhe sfidat e Shqipërisë nën këndvështrimin e investitorëve mbi këto politika.

Për të pasur një panoramë sa më të gjerë, Sekretariati ka zhvilluar takime me përfaqësues të shoqatave të biznesit dhe kompani të mëdha në vend.

Për më shumë, na ndiqni në ditët në vazhdim.