Këshilli i Investimeve pritet të diskutojë në Maj mbi Lehtësimin e Proçedurave Doganore
- 24 March, 2017
Sipas Raport Progresit 2016 për Shqipërinë të Bashkimit Evropian, Shqipëria ka treguar vitet e fundit progres në lidhje me kapacitetin administrativ dhe operativ të administratës së saj doganore. Përdorimi i auditimit dhe kontrolleve në bazë të vlerësimit të riskut në shërbimet tatimore dhe doganore është rritur, por nevojitet të rritet më tej. Korrupsioni vijon të mbetet një shqetësimi, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për ta luftuar atë në administratën tatimore dhe doganore. Përsa i përket kapacitetit administrativ dhe operacional, zhdoganimi elektronik doganor ka përfunduar, por sistemet IT të doganave ende nuk janë të ndërlidhura plotësisht me sistemet e tjera qeveritare.
Gjatë konsultimeve me biznesin gjatë periudhës 2015-2016, Sekretariati ka mbledhur disa problematika në lidhje me doganat, të cilat janë të fokusuara kryesisht me kontrollet, aksesin online të dokumentacionit me doganat, çmimet e referencës dhe transaksionit, importin e makinerive dhe pajisjeve, klasifikimin e kodeve doganore, AEO-të, informimin dhe komunikimin me administratën doganore, etj.
Sekretariati mirëpret çdo koment dhe sugjerim mbi këtë temë në këtë link ose në adresën tonë [email protected] brenda datës 30 prill 2017.