Search
Close this search box.

Memorandum Mirëkuptimi midis Këshillit të Investimeve dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës

Qershor 10, 2022

Tiranë, 10 qershor 2022 / Një Memorandum Mirëkuptimi midis Këshillit të Investimeve (KI) dhe Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës (FEUT) u nënshkrua sot nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj (në cilësinë e Kryetares së KI) dhe Dekani i FEUT, Prof. Dr. Dhori Kule.

Memorandumi përcakton kuadrin e bashkëpunimit midis KI dhe FEUT për aktivitetet e tyre në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Ai synon të përmirësojë bashkëpunimin e përbashkët të të dy institucioneve në shkëmbimin e informacionit, shkëmbimin e ekspertizës teknike dhe profesionale, shkëmbimin e njohurive dhe përvojës, promovimin e aktiviteteve dhe forumeve reciproke, si dhe ngritjen e një kuadri monitorimi për të ndjekur dhe zbatuar rekomandimet e KI. Bashkëpunimi dhe koordinimi i fortë do të shfrytëzojë sa më mirë kompetencat kryesore dhe avantazhet krahasuese të të dy institucioneve.

Ministrja Ibrahimaj u shpreh: “KI mbështet fuqishëm bashkëpunimin me akademinë dhe besojmë se ky memorandum do të rrisë më tej bashkëpunimin mes dy institucioneve. Roli unik i akademisë si partner i biznesit dhe qeverisë është ngritur shpesh në rekomandimet e KI dhe jemi mjaft të interesuar për ta materializuar këtë bashkëpunim.”