Buletini Informativ | Korrik – Shtator 2026
- September 30, 2026
Takim i Sekretariatit të KI-së me ekipin e FMN-së për reformat strukturore dhe rritjen e produktivitetit
17 korrik 2026
Vështrim mbi treguesit e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë për gjysmën e parë të vitit 2026
30 korrik 2026
Një përmbledhje e përgatitur nga Sekretariati i KI-së mbi performancën ekonomike të Shqipërisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke pasqyruar prirjet kryesore në rritjen ekonomike, investime, punësim dhe tregti.
Ekonomia shqiptare vijoi të shfaqë qëndrueshmëri, me një rritje të PBB-së gjatë tremujorit të parë të 2026 prej 3,7%, të mbështetur nga performanca e mirë e sektorit të shërbimeve dhe administratës publike, si dhe nga qëndrueshmëria e inflacionit dhe rritja e vazhdueshme e kreditimit dhe investimeve të huaja direkte (IHD). Në të njëjtën kohë, sfida të tilla si zgjerimi i deficitit tregtar dhe përqendrimi i IHD-ve në sektorin e pasurive të paluajtshme nënvizojnë nevojën për rritjen e produktivitetit dhe orientimin e investimeve drejt sektorëve me vlerë të shtuar më të lartë.
Raporti gjashtëmujor i monitorimit të rekomandimeve të KI-së për vitin 2026
26 gusht 2026
Sekretariati i KI-së prezantoi raportin gjashtëmujor mbi ecurinë e 367 rekomandimeve të dhëna që nga viti 2015. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, progresi ishte pozitiv, megjithëse me ritme të ndryshme në fusha të ndryshme, duke shënuar rezultate konkrete në disa drejtime kyçe, si:
- formalizimi dhe incentivat fiskale;
- kuadri për energjinë e rinovueshme dhe cilësinë e furnizimit me energji;
- reforma e inspektimeve me bazë risku;
- funksionalizimi i Kadastrës Fiskale.
Rezultatet e identifikuara lidhen kryesisht me ndryshime në kuadrin ligjor, të cilat krijojnë bazën e nevojshme ligjore dhe përcaktojnë detyrime të qarta. Efektet e tyre të plota do të duhet të monitorohen në vijim.
Ndërkohë, rreth 33% e rekomandimeve mbeten të pazbatuara dhe pjesa më e madhe e tyre ka karakter ndërsektorial. Ato adresojnë çështje sistemike, si siguria juridike e pronës, cilësia dhe digjitalizimi i shërbimeve publike, aksesi në financë, zhvillimi i aftësive dhe përmirësimi i klimës së investimeve. Pazbatueshmëria e rekomandimeve lidhet me kapacitetet institucionale, koordinimin ndërinstitucional, funksionalizimin e mekanizmave ekzistues dhe përkthimin e strategjive në masa konkrete dhe të matshme për biznesin.
Forum “Zëri i biznesit: Nga përfaqësimi dhe dialogu te ndikimi real në vendimmarrje”
30 shtator 2026
ICC Albania, në bashkëpunim me Sekretariatin e KI-së dhe me mbështetjen e EBRD-së dhe SECO-s, organizoi një forum të përbashkët me 20 shoqata biznesi dhe dhoma tregtie për të diskutuar rëndësinë e përfaqësimit dhe angazhimit aktiv të palëve në dialog, si faktorë kyç për suksesin e konsultimit, forcimin e besimit dhe rritjen e ndikimit të sektorit privat në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes.
Në fokus të diskutimeve ishin forcimi i konsultimit publik, përmirësimi i komunikimit me institucionet dhe rritja e kapaciteteve për analizimin e politikave dhe kuadrit rregullator, veçanërisht në kuadër të integrimit në BE. Gjatë forumit u prezantuan gjithashtu Raporti mbi Vlerësimin e Kapaciteteve dhe Udhëzuesi i Komunikimit për Organizatat e Biznesit, të përgatitur nga ICC Albania.
PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

Vështrim mbi treguesit e zhvillimit ekonomik të Shqipërisë për gjysmën e parë të vitit 2026
Vështrim mbi treguesit e zhvillimit ekonomik

Proçesverbali i mbledhjes XXXVIII të KI
Proçesverbali i mbledhjes
PREZENCË NË MEDIAN VIZIVE

Televizioni Scan, 28 korrik 2026
Tokat e paregjistruara frenojnë agroturizmin” Këshilli i Investimeve: Të regjistrohen pronat...
RRETH KËSHILLIT TË INVESTIMEVE
Këshilli i Investimeve është një platformë e mbështetur nga Qeveria Shqiptare, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO) për të nxitur dialogun publik-privat në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve dhe nxitjes së qeverisjes së mirë në vend.