Search
Close this search box.

Buletini informativ, Tetor – Dhjetor 2025

Takim me COELA Group të Delegacionit Evropian

10 tetor 2025

Sekretariati i Këshillit të Investimeve kontribuoi në takimin e organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, në kuadër të vizitës së Grupit COELA të Këshillit të Bashkimit Evropian, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të 27 shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve evropiane. Gjatë diskutimeve u theksuan disa nga avantazhet konkurruese të Shqipërisë, si për shembull, stabiliteti politik, niveli i taksave dhe tarifave lokale, pozicioni gjeografik strategjik, burimet minerare, si dhe disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar me njohuri të gjuhëve të huaja. Njëkohësisht, u evidentua se kostoja e punës nuk është më në të njëjtat nivele si më parë dhe se emigracioni po shndërrohet në një sfidë reale për sipërmarrjet. Takimi shërbeu gjithashtu për të vlerësuar progresin e bërë, veçanërisht në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike, si dhe për të adresuar sfidat ekzistuese, me fokus të veçantë në sundimin e ligjit, përfshirë të drejtat e pronës dhe reformat në regjistrimin e tokës, si edhe procedurat e zgjatura në proceset gjyqësore.

Këshilli i Investimeve feston 10-vjetorin e tij

22 tetor 2025

Këshilli i Investimeve festoi 10-vjetorin e krijimit të tij me një aktivitet të nivelit të lartë, ku morën pjesë mbi 100 përfaqësues nga qeveria, Kuvendi, partnerët ndërkombëtarë dhe sektori privat. Aktiviteti shërbeu si një mundësi për të reflektuar mbi një dekadë dialogu publik-privat, për të vlerësuar arritjet e deritanishme, për të njohur kontributin e anëtarëve të Këshillit dhe partnerëve të tij, si dhe për të prezantuar një vizion të përbashkët për forcimin e një hapësire të besueshme dialogu dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm në vitet në vijim.

Promovimi i Kulturës së Konkurrencës: Manuale të Reja për Shoqatat e Biznesit

19 nëntor 2025

Autoriteti i Konkurrencës dhe UNCTAD, në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve, prezantuan manualet e reja për respektimin e ligjit të konkurrencës nga shoqatat e biznesit. Drejtoresha e Sekretariatit, Dr. Diana Leka (Angoni), moderoi sesionin “Nga Rreziku tek Mundësitë: Përputhshmëria për Shoqatat e Biznesit”, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë dhe përfaqësuesve të dhomave dhe shoqatave të biznesit. Diskutimi theksoi rëndësinë e promovimit të integritetit, transparencës dhe përgatitjes së ndërmarrjeve lokale për konkurrencën në Tregun e Përbashkët. Manuali, produkt i një projekti të UNCTAD, mbështetur nga EBRD dhe SECO, ofron udhëzime praktike për zbatimin e programeve efektive mbi përputhshmërinë e biznesit.

Mbledhje e Këshillit të Investimeve mbi Digjitalizimin e Shërbimeve Publike Vendore për Biznesin dhe Aksesin në Tregun e Përbashkët Evropian

4 dhjetor 2025

Këshilli i Investimeve zhvilloi një mbledhje nën drejtimin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, me pjesëmarrjen e veçantë të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo. Diskutimet u fokusuan tek sfidat e sektorit privat në procesin e digjitalizimit të shërbimeve vendore dhe aksesin e bizneseve në tregun e përbashkët evropian. Në kuadrin e proceseve integruese të vendit, Ministrja Ibrahimaj nënvizoi domosdoshmërinë e komunikimit të qëndrueshëm me biznesin gjatë dy viteve të ardhshme dhe kërkoi angazhim të sektorit privat, veçanërisht në konsultimin e ligjeve të reja që ndikojnë në ekonomi dhe biznes. Pas prezantimit të sfidave të biznesit, Ministri Demo prezantoi vizionin e Qeverisë Shqiptare dhe qasjen e re ndaj reformës administrative territoriale dhe digjitalizimit të shërbimeve bashkiake.

CCIT Awards 2025

17 dhjetor 2025

Në ceremoninë gala CCIT Awards 2025, e cila vlerëson arritjet vjetore më të shquara të sipërmarrjes shqiptare, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka, nderoi Sekretariatin e Këshillit të Investimeve për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në nxitjen e iniciativave rregullatore dhe ligjore që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Në aktivitet morën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Bajram Begaj, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, përfaqësues të Parlamentit dhe të pushtetit vendor, si edhe përfaqësues të bizneseve shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Në fjalën e saj, znj. Diana Leka shprehu mirënjohjen për vlerësimin dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar rëndësinë e dialogut të strukturuar ndërmjet shtetit dhe sektorit privat, veçanërisht në kontekstin e proceseve të reja të integrimit të vendit në Tregun Unik të Bashkimit Evropian.

Gjetjet e Anketës: Sfidat e Ndërveprimit Bashki-Biznes në drejtim të Ofrimit të Shërbimeve

2025

Vrojtimi u fokusua kryesisht në barrën administrative dhe nivelin e kënaqësisë së bizneseve në raport me kostot e përfitimit të shërbimeve administrative, si dhe në identifikimin e shërbimeve vendore që konsiderohen me përparësi për digjitalizim. Anketa trajtoi gjithashtu çështje që lidhen me komunikimin fiskal dhe transparencën. Pyetësori u plotësua online dhe në mënyrë anonime nga 163 biznese, duke përfshirë të dhëna të raportuara për periudhën janar–shkurt 2025.

Gjetjet e Anketës: Mbi Disa Aspekte të Klimës së Investimeve

Dhjetor 2025

Vrojtimi synoi evidentimin e dinamikave në ndërveprimin e bizneseve me administratën tatimore qendrore, duke përfshirë kontrollet tatimore, komunikimin, transparencën, apelimet dhe rimbursimin e TVSH-së. U trajtuan gjithashtu çështje të informalitetit në vend dhe sfidat me të cilat përballen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në kuadër të integrimit në Tregun e Përbashkët Evropian. Pyetësori u plotësua në mënyrë anonime nga 188 biznese dhe u realizua në bashkëpunim me AIDA, Dhomën Ekonomike të Gruas, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, si dhe Confindustria Albania.

Kuadri i Ri i Inspektimeve në Shqipëri: Një Udhëzues Ligjor dhe Rregullator për Bizneset

Dhjetor 2025

Reforma e re e inspektimeve përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe unifikimit të sistemit të inspektimeve, uljes së barrës administrative për bizneset dhe forcimit të transparencës dhe besueshmërisë së institucioneve publike. Kjo përmbledhje ofron udhëzime të strukturuara mbi procedurat e inspektimit, si dhe mbi të drejtat dhe detyrimet e bizneseve, duke ndihmuar në garantimin e përputhshmërisë me kuadrin ligjor dhe aktet nënligjore të miratuara deri më 25 nëntor 2025.

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

10-Vjetori i Këshillit të Investimeve

22 tetor 2025

Njoftim për shtyp – Këshilli i Investimeve Feston 10 Vite Dialog të Strukturuar Publik-Privat

22 tetor 2025

Foto Album i Festimit të 10-vjetorit

Këshilli i Investimeve – Video Dokumentari, 10-Vjet Dialog Publik-Privat

Këshilli i Investimeve – Festimi i 10-vjetorit, 22 tetor 2025

Intervistë, znj. Anila Denaj, 10-Vjetori i Këshillit të Investimeve

Intervistë, znj. Natasha Ahmetaj, 10-Vjetori i Këshillit të Investimeve

Intervistë, z. Nikolin Jaka, 10-Vjetori i Këshillit të Investimeve

Intervistë, znj. Antonela Hako, 10-Vjetori i Këshillit të Investimeve

Intervistë, z. Silvio Pedrazzi, 10-Vjetori i Këshillit të Investimeve

Broshurë: Këshilli i Investimeve: Kalendari i Arritjeve në 10 Vite

Broshurë: Këshilli i Investimeve: 10 Vite në Shifra

PREZENCË NË MEDIA

TV Klan, 22 tetor 2025

10-vjetori i Këshillit të Investimeve/ Balluku: Bashkëpunimi qeveri-biznes, kyç për integrimin në BE

ABC News, 22 tetor 2025

10-vjetori i Këshillit të Investimeve/ Balluku: Në një dekadë transformuam klimën e biznesit

A2 News, 22 tetor 2025

10-vjetori i Këshillit të Investimeve, klima e biznesit dhe nevoja e sipërmarrësve

CNA, 22 tetor 2025

10-vjetori i Këshillit të Investimeve/ Balluku: Duhet të vijojmë me bashkëpunimin për një Shqipëri në BE

Berati TV, 22 tetor 2025

Balluku në 10-vjetorin e Këshillit të Investimeve: Biznesi është zemra e zhvillimit ekonomik të vendit

Fax web, 22 tetor 2025

Balluku në 10-vjetorin e Këshillit të Investimeve: Biznesi është zemra e zhvillimit ekonomik të vendit

Veritas, 22 tetor 2025

Balluku: Këshilli i Investimeve, një model suksesi i dialogut mes biznesit dhe qeverisë

RTSH, 22 tetor 2025

Këshilli i Investimeve/ Ibrahimaj: Objektiv, digjitalizimi i shërbimeve vendore, forcimi i administratës tatimore dhe mbështetja për SME-të

Tirana Diplomat, 05 dhjetor 2025

Ibrahimaj në Këshillin e Investimeve: Hyrja në tregun e BE-së kërkon harmonizim me standardet europiane

Videos

Ora News, 22 tetor 2025

“Biznesi, motori dhe zemra e zhvillimit ekonomik”,Balluku: Këshilli i Investimeve, një model suksesi

Televizioni SCAN, 22 tetor 2025

10 vjetori, Balluku: Këshilli i Investimeve një platformë efikase e dialogut qeveri-biznes

Euronews Albania, 22 tetor 2025

“Këshilli i Investimeve, model suksesi”! Balluku: Në këto 10 vite pati sfida si tërmeti dhe pandemia

RTV Klan, 22 tetor 2025

10-vjetori i Këshillit të Investimeve/ Balluku: Bashkëpunimi qeveri-biznes, kyç për integrimin në BE

Televizion SCAN, 22 nëntor 2025

Raport për ndërhyrje kyçe në sektorin e bujqësisë-Këshilli i Investimeve: Nisma të reja për...

SCAN TV, 24 Nëntor 2025

Siguria me pronat dhe Kadastra Digjitale - Këshilli i Investimeve zbulon pengesën që po largon...

RRETH KËSHILLIT TË INVESTIMEVE

Këshilli i Investimeve është një platformë e mbështetur nga Qeveria Shqiptare, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO) për të nxitur dialogun publik-privat në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve dhe nxitjes së qeverisjes së mirë në vend.

Private guided trips Albania 2026 rent a car tirana Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum