Këshilli Investimeve, Lajmet Kryesore, Prill – Qershor 2021

ANKETË: IMPAKTI I COVID-19 MBI BIZNESIN (2021)

19 Prill 2021

Sekretariati i Këshillit të Investimeve lançoi anketën e tij vjetore, e cila për të dytin vit radhazi iu dedikua impaktit të Covid-19 mbi biznesin. Anketa u dërgua me e-mail tek 10.000 biznese dhe në mbyllje të saj në muajin qershor, numri i plotësimeve arriti në 427. Tashmë një iniciativë e konsoliduar e Sekretariatit, anketa u fokusua në vlerësimin e sfidave dhe efektet reale të pandemisë Covid-19 mbi biznesin dhe aktivitetin e tij, kryesisht në vlerësimet mbi rritjen ekonomike, forcën punëtore dhe inovacionin. Rezultatet e këtij pyetësori priten të diskutohen në një nga mbledhjet e Këshillit të Investimeve, për t’u publikuar më pas edhe në faqen tonë të internetit.

SI SEKTORI PRIVAT MUND TË PËRSHPEJTOJË DIXHITALIZIMIN E EKONOMISË—DISKUTIM ME BIZNESIN

26 Maj 2021

RisiAlbania në bashkëpunim me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve zhvilluan një tryezë konsultimi me kompani shqiptare mbi sfidat dhe mundësitë në rritje për sektorin privat post-Covid-19, si një epokë e re dixhitale karakterizuar nga ndryshime të shpejta në teknologji. Gjatë diskutimit, kompanitë shqiptare pranuan që dixhitalizimi ka sjellë përfitime të mëdha në drejtim të lehtësimit të aksesit në klientelën e huaj. Për të qenë pjesë e lojës, kompanitë u shprehën se duhet të rrisin profesionalizmin dhe të ofrojnë trajnime dhe kushte më të mira për punonjësit e tyre, të përmirësojnë shërbimet dhe të fusin vazhdimisht teknologji të reja

KONFERENCA VJETORE NDËRKOMBËTARE E KËSHILLAVE TË INVESTIMEVE-VE TË MBËSHTETUR NGA BERZH “PËR NDËRTIMIN E NJË TË ARDHMEJE TË FORTË DHE TË QËNDRUESHME”

2-3 Qershor 2021

Konferenca e këtij viti u përqendrua në rolin që Këshillat e Investimeve luajnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë dhe më të qëndrueshme duke mbështetur tranzicionin e vendeve ku BERZH operon në ekonomi më të gjelbërta, më përfshirëse dhe dixhitale—në linjë me përparësitë strategjike të BERZH-it për vitet e ardhshme.
Aktualisht, BERZH mbështet 11 Këshilla të Investimeve në Evropën Lindore, Ballkanin Perëndimor, Azinë Qendrore dhe Mesdheun Jugor dhe Lindor. Në Shqipëri, KI finacohet nga Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Cështjet Ekonomike.

KËSHILLI INVESTIMEVE DISKUTON DRAFT STRATEGJINË E RE TË NXITJES SË INVESTIMEVE DHE BIZNESIT 2021-2027

21 qershor 2021

Kryesuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, Këshilli i Investimeve (KI) zhvilloi një mbledhje plenare për të diskutuar draftin e Strategjisë së re të Nxitjes së Investimeve dhe Biznesit 2021-2027 (BIDS). Ministrja Denaj deklaroi në fjalën e saj se dy objektivat kryesore të strategjisë janë rimëkëmbja nga pandemia Covid-19 dhe integrimi dhe bashkëpunimi rajonal. Ndër të tjera, anëtarët dhe partnerët e KI ngritën një sërë sugjerimesh, si p.sh. më shumë transparencë në planet për investime në infrastrukturën publike dhe për sektorët e stimuluar me qëllim zbutjen e kostos së investimeve të reja, rritje të buxhetit për zbatimin e strategjisë, rritje të vëmendjes për uljen e pabarazisë arsimore midis rretheve për shfrytëzimin e forcës së punës së papërdorur në mbarë vendin, etj.

DISKUTIM TEKNIK MBI PROJEKTLIGJIN “PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE MIKRO, TË VOGLA DHE TË MESME”

29 qershor 2021

Sekretariati i Këshillit të Investimeve, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, organizoi një konsultim në nivel teknik mbi projektligjin “Për Zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme”. Konsultimi u organizua në vijim të Mbledhjes së fundit të Këshillit të Investimeve, në të cilën u konsultua “Strategjia e re e Nxitjes së Investimeve dhe Biznesit 2021-2027” (BIDS) dhe në vijim të misionit dhe traditës së krijuar për konsultimin publik të projekt-ligjeve që lidhen me klimën e biznesit në mbledhje të dedikuara në nivel teknik.

PUBLIKIME TË FUNDIT TË SEKRETARIATIT | QERSHOR 2021

Materialet e Mbledhjes XXIV (qershor 2021)

PUBLIKIME TË FUNDIT TË SEKRETARIATIT | QERSHOR 2021

Komente të Sekretariatit mbi draft BIDS (qershor 2021)

PUBLIKIME TË FUNDIT TË SEKRETARIATIT | QERSHOR 2021

Komente të Sekretariatit mbi draft Ligjin për Zhvillimin e MNVM-ve (qershor 2021)

PUBLIKIME TË FUNDIT TË SEKRETARIATIT | 2020

Raport Monitorimi i Rekomandimeve (2020)

PUBLIKIME TË FUNDIT TË SEKRETARIATIT | 2020

Vështrim mbi Treguesit e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë (2020)

PUBLIKIME TË FUNDIT TË SEKRETARIATIT | 2020

Raport mbi Aktivitetin e KI (2020)

KËSHILLI I INVESTIMEVE NË MEDIAN TELEVIZIVE

Rreth Këshillit të Investimeve

Këshilli i Investimeve është një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH-it për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur qeverisjen e mirë. Puna e Këshillit mbështetet nga Sekretariati, një organ i pavarur me profesionistë të përzgjedhur dhe kontraktuar nga BERZH për t’u angazhuar drejtpërsëdrejti me komunitetin e biznesit. Këshilli Investimeve mbështetet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike (SECO).