Search
Close this search box.

Përmbledhje mbi Legjislacionin e Zbatueshëm për Lejet e Ndërtimit

Duke filluar nga data 1 Shtator 2016, aplikimi, shqyrtimi dhe miratimi i lejeve të ndërtimit do të kryhet ekskluzivisht përmes platformës elektronike. Platforma elektronike e lejeve mundëson realizimin e shërbimit me një ndalesë për lejet e ndërtimit (One Stop Shop).

Në mënyrë që të ofrojë informacion të nevojshëm mbi procedurat dhe afatet e zbatueshme lidhur me sa më sipër, Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka përgatitur një Përmbledhje mbi legjislacionin e zbatueshëm për Lejet e Ndërtimit (31.07.2016).

Kjo Përmbledhje jep një vështrim mbi ligjet, rregulloret, afatet dhe procedurat që duhet të ndiqen nga aplikantët që nga momenti i depozitimit të kërkesës për leje ndërtimi, deri në momentin kur merret vendimi nga autoriteti kompetent mbi këtë aplikim.

Përmbledhja synon t’ju vijë në ndihmë veçanërisht bizneseve me të cilat Sekretariati ka zhvilluar takime në muajt e kaluar dhe të cilët ishin të interesuar mbi legjislacionin e adoptuar në këtë fushë.

Shkarko: Përmbledhje e Legjislacionit të Zbatueshëm për Lejet e Ndërtimit.