Publikim i ri: Raporti i Monitorimit 2021

18 Mars, 2022

Raportimi i progresit dhe sfidave të zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Investimeve (KI) përbën tashmë një proces/funksion sistemik, të mirë strukturuar të punës së Kshillit. Ky proces nuk mund të formalizohet, pa ndërveprimin aktiv me institucionet përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve të KI, hulumtimin e raporteve kombëtare dhe ndërkombëtare, kontributin me propozime specifike në grupe pune, takime me përfaqësues të sektorit privat, analizë të dhënash të detajuara nga survejimet e Sekretariatit të KI, tashmë tipare kryesore të performancës vjetore të KI.

Që nga viti 2015, KI ka lëshuar gjithsej 274 rekomandime,  ndërkohë që aktualisht 40.5% e tyre janë zbatuar, 15% në proces zbatimi dhe pjesa tjetër 44.5% ende për t’u zbatuar. Po cilat janë fushat kryesore të progresit apo sfidat?

Për më tepër, shfletoni Raportin e Monitorimit (2021) të KI.

Së fundmi, për të nxitur zbatimin e rekomandimeve, gjatë tremujorit të fundit të 2021, ekipi i Sekretariatit u përfshi në mënyrë aktive në konsultime të shpeshta dhe në disa grupe pune me kabinetin e MFE, ekspertë dhe përfaqësues të shoqatave te biznesit, në kuadër të përgatitjes së Planit Kombëtar për Integrim Evropian 2021-2023, duke i dhënë prioritet rekomandimeve që do të zbatohen gjatë kësaj periudhe me qëllim përshpejtimin e integrimit në BE dhe lehtësimin e të bërit biznes. Më konkretisht, në këtë plan u përfshinë 26 rekomandime të KI si ndërhyrje prioritare, kryesisht të lidhura me reduktimin e informalitetit, përmirësimin e shërbimeve publike, përshpejtimin e dixhitalizimit, lehtësimin e tregtisë elektronike, proceset e thjeshtimit të inspektimeve dhe përmirësimin e aftësive të kapitalit njerëzor.

Ky bashkëpunim është në koherencë me parimet themelore të KI – gjithëpërfshirja, zbatimi i parimeve të integritetit të biznesit dhe analiza të bazuara në fakte dhe evidenca.

 

Këshilli i Investimeve mbështetet nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë, BERZH dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO)

Albanian Investment Council