Search
Close this search box.

Rekomandime të Këshillit të Investimeve reflektohen në ndryshimet e fundit të Procedurave Tatimore

Në një draft paraprak të ndryshimeve të pritshme në Ligjin Nr. 9920 Datë 19.05.2008 “Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” të shpërndarë dhe të bërë me dije për grupet e interesit nga Ministria e Financave, duket se janë marrë në konsideratë midis të tjerave edhe një sërë rekomandimesh apo zgjidhjesh ligjore të propozuara nga Këshilli i Investimeve (8 rekomandime dhe 16 masa konkrete) veçanërisht sa i përket procedurave të kontrollit tatimor, apelimit tatimor dhe unifikimit të praktikave tatimore. Konkretisht drafti i paraqitur reflekton ndryshime lidhur me rekomandimet e mëposhtme:

  1. Rritja e transparencës së administratës tatimore
  • Trajtim i ndershëm dhe informim i vazhdueshëm për tatimpaguesit;
  • Parashikimi i afateve konkrete për njoftimin paraprak të kontrolleve të plota tatimore (45 ditë përpara kontrollit) dhe vizitave fiskale (15 ditë përpara vizitës);
  • Detyrimi i administratës tatimore për publikimin e legjislacionit tatimor edhe në gjuhën angleze.
  1. Unifikimi i vendimeve të administratës tatimore nëpërmjet publikimit të:
  • Vendimeve teknike;
  • Komentarëve mbi legjislacionin tatimor;
  • Buletinit informativ mbi vendimet gjyqësore në fushën tatimore cdo 3 muaj;
  1. Thjeshtimit të procedurave tatimore
  • Fatura elektronike;
  • Shkurtimi i afateve dhe procedurave për mbylljen e bizneseve.
  1. Garanci për moskryerjen abuzive dhe diskriminuese të kontrolleve dhe/ose rikontrolleve tatimore
  • Afate dhe procedura më të qarta dhe të detajuara për autorizimin e kontrolleve/rikontrolleve tatimore nga ana e administratës
  1. Rikonsiderimi i rolit të Avokatit të Tatimpaguesve
  • Rritje e rolit të Avokatit të Tatimpaguesve dhe konsiderimi i mundësisë për krijimin e një organi të pavarur të Avokatit të Biznesit sipas iniciativës së BERZH. Avokati i Tatimpaguesit kalon në Ministrinë e Financave.
  1. Sigurimi i pavarësisë dhe rritja e garancisë për proçesin e apelimit tatimor
  • Krijohet në Ministrinë e Financave, Bordi i Shqyrtimit të Apelimeve Tatimore, si një organ i pavarur i cili do të përbëhet nga 9 anëtarë. Procedurat e shqyrtimit, vendimmarrjes, procedurat e funksionimit dhe përberjen e bordit të apelimit si dhe vlerën e detyrimeve vendimmarrja e të cilave bëhet nga ky bord do të përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave.
  • Barra e provës në procedurat e apelimit tatimor do të përcaktohet në referim të dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative.
  • Shfuqizohet kompetenca e Drejtorive Rajonale për të ankimuar vendimet e Drejtorisë së Apelimit Tatimor. Vendimet e kësaj të fundit në favor të biznesit do të konsiderohen përfundimtare dhe nuk mund të ankimohen nga administrata tatimore.

Drafti paraprak reflekton gjithashtu rekomandimet e Sekretariatit dhe Këshillit të Investimeve lidhur me korrigjimin e bazës ligjore për afatet kohore të pagimit të kësteve të tatimit të thjeshtuar, përkufizimin për qëllime tatimore të “ambulantit” dhe kur administrata tatimore mund të kërkojë falimentimin e subjekteve duke e përshtatur atë me dispozitat e Ligjit “Mbi Falimentimin”.

Për më shumë informacion lidhur me analizat dhe rekomandimet e Këshillit të Investimeve lidhur me sa më sipër mund të konsultoni dokumentat në lidhjet e mëposhtme:

https://www.investment.com.al/sq/meeting/mbledhja-nr-2-5-tetor-2015/

https://www.investment.com.al/sq/meeting/mbledhja-nr-3-15-dhjetor-2015-2/

https://www.investment.com.al/sq/meeting/mbledhja-nr-4/

Drafti i paraqitur nga Minsitria e Financave është ende paraprak dhe mbetet i hapur për propozime dhe dhe sugjerime të mëtejshme nga grupet e interesit deri në datën 20 Qershor 2016.

Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum