Search
Close this search box.

Roli i shoqatave të biznesit në promovimin e qeverisjes së mirë dhe luftën kundër korrupsionit

Tiranë, 14 qershor 2022 / Sekretariati i Këshillit të Investimeve merr pjesë në Konferencën e parë të Antikorrupsionit organizuar nga zyra e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe kontribuon si panelist në sesionin “Roli i shoqatave të biznesit në promovimin e qeverisjes së mirë dhe luftën kundër korrupsionit”. Fokusi i diskutimit: Roli i shoqatave të biznesit në luftën kundër korrupsionit dhe aftësia e biznesit të koorporatës për të luftuar praktikat abuzive.
Në fjalën e saj, Drejtorja e Sekretariatit të KI, znj. Diana Leka (Angoni), u shpreh mbi koston e lartë të tranzicionit dhe korrupsionit në vendet e Ballkanit si pasojë e transformimit institucional dhe ekonomik të shoqërive, me impakt të drejtpërdrejt në politizimin e theksuar të bizneseve. Pavarësisht ecurisë pozitive së vërejtur në vend përsa i përket rimbursimit të TVSH-së, përmirësimit të procedurave doganore nëpërmjet kodit të ri doganor dhe iniciativave në kuadër të dixhitalizimi, nënvizoi se mirëfunksionimi i tregut kërkon institucione të qëndrueshme për rregulla të qarta të lojës. Më tej, znj. Leka u shpreh se nga analiza të Sekretariatit të KI që prej 2015, evidentohet që biznesi vlerëson dixhitalizimin si një instrument për të luftuar korrupsionin, ndërkohë problematikat kryesore sistemike që çojnë në informalitet, mbeten ndërveprimi me institucionet dhe paqëndrueshmëria fiskale.

Në këtë konferencë 3-ditore, fokusi i diskutimeve u mbajt në dy shtylla kryesore, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe reformimi i shërbimeve ndaj qytetarëve përmes dixhitalizimit si mjet efektiv për të luftuar korrupsionin.