Search
Close this search box.

Sekretariati i KI merr pjesë në konferencën vjetore të Këshillave të Investimeve mbështetur nga BERZH në Tbilisi, Gjeorgji

Më 15-16 mars 2018, Sekretariati i Këshillit të Investimeve merr pjesë në Konferencën Vjetore të Këshillave të Investimeve të mbështetur nga BERZH, në Tbilisi, Gjeorgji. Qëllimi i këtij aktiviteti 2-ditor ishte shkëmbimi i përvojave, prezantimi i arritjeve kryesore përgjatë 2017-ës, mësimet e nxjerra dhe ndarja e praktikave më të mira. 

Çështjet kryesore të trajtuara gjatë seancave të veçantave  ishin ‘Influencimi në Politikat Ekonomike’, drejtuar nga ekonomisti rajonal për Vendet e Partneritetit Lindor në BERZH duke treguar se si investimet e BERZH-it mund të ndryshojnë kulturën e biznesit në ekonomitë tranzicion dhe se si renditjet ekonomike në raportet ndërkombëtare (p.sh. Raporti Doing Business’; Raporti ‘Global Competitiveness’; Raporti ‘Heritage Foundation Economic Freedom’, etj.) mund të përdoren për të ndihmuar një vend për të zbatuar dhe ndjekur progresin në reforma por edhe çfarë rreziqesh mund të mbartin renditje të tilla. 

Gjithashtu, një seancë e veçantë u fokusua në rëndësinë e përmirësimit të qeverisjes së korporatave për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme dhe të të drejtave të koorporatave për të përmirësuar mjedisin e biznesit,  si mund të arrihet dhe të ruhet qëndrueshmëria në nxitjen e reformave efikase ligjore – drejtuar nga eksperti për ‘Qeverisjen e Koorporatave’ i Departamentit të Tranzicionit Ligjor, BERZH.

Në fund të aktivitetit, u theksua se KI-të kanë trajtuar çështje sistematike të klimës së biznesit, dhe do të vazhdojnë të mbajnë punën e tyre të mirë në kuadër të klimës së investimeve duke përfshirë objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, dixhitalizimin, përfshirjen (gjinore, rinore, rajonale, etj.) dhe rritjen e bizneseve start-up.

Që nga viti 2015, ky është aktiviteti i tretë i dedikuar Këshillave të Investimeve fokusuar në dialogun publik-privat dhe mbështetur nga Iniciativa për Qeverisjen e Mirë (ICGI) udhëhequr nga ekspertë të departamentit ICGI në BERZH Londër. 

Taxi Reykjavik real estate saranda