Search
Close this search box.

Informacion i plotë ligjor dhe i detajuar mbi 11 kategori të ndryshme tatimpaguesish, DPT-BERZH

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka ndërmarrë një fushatë të gjerë informimi për tatimpaguesit nëpërmjet krijimit të platformave të informimit që ofrojnë informacion të plotë dhe të detajuar mbi 11 kategori të ndryshme tatimpaguesish (Njoftim i DPT, shtator 2018).

Mungesa e informacionit të përditësuar të tatimpaguesve mbi legjislacionin dhe detyrimet tatimore është raportuar pranë Sekretariatit të Këshillt të Investimeve si një nga shqetësimet kryesore të biznesit vendas që në fillimet e punës së tij në 2015. Krijimi i platformave informuese për biznesin ka qenë një nga rekomandimet e para të Këshillit të Investimeve. Më konkretisht:

  • “DPT-ja duhet të marrë në konsideratë zhvillimin e një procedure për njoftimin elektronik të tatimpaguesve (p.sh. përmes njoftimeve/sinjalizimeve në dritare pop-up) për ndryshimet përkatëse në legjislacionin tatimor,” rekomandim i Këshillit të investimeve (2015);
  • “Krijimi i një sporteli unik për informim dhe ndërgjegjësim të biznesit për të qenë në pajtueshmëri me kerkesat e legjislacionit (eficenca e strukturave që i shërbejnë biznesit në Tatime/Dogana/QKB),” rekomandim i Këshillit të investimeve (2016).

Këto rekomandime ishin pjesë e Memorandumit të Mirëkuptimit nënshkruar midis DPT, ADISA dhe BERZH në tetor 2017.

Platforma e informimit publikuar në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, informon në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e kategorive të mëposhtme:

Broshurat dhe videot informuese, të cilat DPT do të publikojë në vazhdimësi, përmbajnë informacion të detajuar për të gjithë hapat e ciklit të jetës së një biznesi, nga regjistrimi, deklarimi, pagesat e detyrimeve, si dhe të drejtat e detyrimet e tjera lidhur me administratën tatimore. Informacioni është përshtatur për secilën prej kategorive të identifikuara sipas legjislacionit në fuqi dhe ofrohet në formate që mund të përdoren dhe kuptohen lehtësisht nga të gjithë.