Search
Close this search box.

Këshilli Investimeve Lajmet Kryesore, Prill – Qershor 2023

Website i Ri

14 prill 2023

Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit të biznesit dhe për të përmirësuar dialogun publik-privat, Sekretariati lançoi në prill faqen e re të internetit të Këshillit të Investimeve (KI). Platforma e re synon të ofrojë një përvojë më të lehtë për përdoruesin dhe një qasje të lehtë në burime të rëndësishme. Në të janë publikuar raporte teknike, publikime dhe burime të tjera të vlefshme që dëshmojnë ndikimin në politika bazuar në qasjen nga poshtë-lart. KI ka kontribuar në një qeverisje më të mirë nëpërmjet mbështetjes dhe besimit të partnerëve të tij duke ofruar njohuri thelbësore të sektorit privat dhe duke propozuar ndërhyrje në reforma të ndryshme. Për më shumë informacion, vizitoni https://www.investment.com.al/sq/

Mbledhje e KI – Nga Pagat e Ulëta tek Produktiviteti në Punë për një Rritje të Qëndrueshme

18 prill 2023

Drejtuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, KI zhvilloi një mbledhje për të diskutuar sfidat kryesore të sipërmarrësve me temën “Nga Pagat e Ulëta tek Produktiviteti në Punë.” Objekti kryesor ishte rritja e eficencës së përpjekjeve të përbashkëta në mbështetje të sektorëve specifikë dhe fokusimi i debatit publik nga pagat e ulëta tek produktiviteti në punë. Gjatë mbledhjes u prezantua një studim i Sekretariatit mbi ndikimin e rritjes së fundit të pagave në produktivitetin, motivimin e punonjësve dhe konkurrencën në treg. Studimi u bazua në hulumtimin raporteve dhe një anketë të zhvilluar me 506 kompani.

Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj shpjegoi se vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale është konsultuar më parë me përfaqësues të përzgjedhur (më të prekur) të biznesit përmes formateve të tjera, dhe nuk ka si qëllim të ngarkojë biznesin me kosto shtesë. Përkundrazi, vendimi u mor me synimin për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme ekonomike, me qëllim rritjen e produktivitetit, rritjen e pagave në tërësi dhe reduktimin e informalitetit.

Gjatë sesionit të diskutimit të hapur, përfaqësuesit e biznesit (Bashkimi i Prodhuesve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Dhoma e Biznesit të Diaporës, AmCham, DIHA, Dhoma Ekonomike e Gruas, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Proeksport Albania dhe KASH) ndanë pikëpamjet e tyre dhe parashtruan shqetësime dhe sugjerime të vlefshme se si të përmirësohet më mirë procesi i rritjes së pagave.

Sekretariati Kontribuon në Forumin Ekonomik “Klima e Biznesit, Produktiviteti dhe Kapitali Njerëzor”

24 prill 2023

Me ftesë të Ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, znj. Milva Ekonomi. Drejtorja e Sekretariatit, znj. Diana Leka (Angoni), kontribuoi si paneliste në seancën plenare “Rritja e Qëndrueshme dhe Klima e Favorshme e Biznesit.” Gjatë fjalës së saj, znj. Leka theksoi punën e Këshillit të Investimeve (KI) ndër vite 2015-2023 në mbështetje të sipërmarrjes për optimizimin e kostove që lidhen me integrimin e tyre në zinxhirin global të vlerës dhe inovacionin, si dhe për të adresuar pasiguritë me të cilat përballen. Pavarësisht rritjes së mundësive në sajë të tregut global dhe lehtësimit të kohëve të fundit të shërbimeve publike digjitale, studime të Sekretariatit tregojnë se madhësia e vogël e biznesit, niveli i ulët i produktivitetit dhe aksesi i kufizuar në financa mbeten faktorë kryesorë strukturorë që pengojnë integrimin e NVM-ve shqiptare në zinxhirët globalë dhe tregjet e eksportit.

[PUBLIKIM I RI] Notë Teknike: Nga Pagat e Ulëta drejt Produktivitetit në Punë

30 prill 2023

Raporti thekson nevojën për reforma të politikave, duke përfshirë rritjen e pagës minimale, rritjen e trajnimeve profesionale dhe nxitjen e inovacionit dhe digjitalizimit. Ai gjithashtu sugjeron nxitjen e bashkëpunimit midis NVM-ve dhe institucioneve arsimore për të adresuar hendekun e aftësive dhe për të përmirësuar produktivitetin në afat të gjatë. Rekomandimet e parashtruara synojnë të rrisin konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e NVM-ve në ekonominë e Shqipërisë. Dy nga këto rekomandime u pranuan dhe u zbatuan menjëherë nga MFE-ja përsa i përket indeksimit të pagave për punonjësit e institucioneve publike si edhe përfshirjen më të madhe të përfaqësuesve të biznesit në vendimmarrje përmes Këshillit Kombëtar të Punës.

[GJETJET E ANKETËS] Paga Minimale dhe Produktiviteti

30 prill 2023

Në një anketë të kryer nga Sekretariati i Këshillit të Investimeve me 506 kompani, sipërmarrësit vendas ndanë pikëpamjet e tyre nëse rritja e pagës ka pasur një ndikim të rëndësishëm në konkurrueshmërinë e tyre. Anketa synon të kuptojë se si bizneset do të trajtojnë kostot përkatëse, duke marrë parasysh edhe specifikat e sektorëve.

[PUBLIKIM I RI] Vështrim mbi Treguesit e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë (2022)

30 prill 2023

Sekretariati publikoi përmbledhjen vjetore të treguesve kryesorë makroekonomikë të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor për vitin 2022 sipas publikimit të tyre në burime zyrtare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sekretariati Kontribon në Mbledhjen e Grupit të Financiareve (PFG) të Projektit WBIF, 24-25 Maj 2023

25 maj 2023

Më 24 dhe 25 maj 2023, Grupi i Financuesve (PFG) të Projektit WBIF u mblodh në Bruksel. Me ftesë të Qeverisë Shqiptare, Drejtorja e Sekretariatit, znj. Diana Leka (Angoni) kontribuoi në një sesion të dedikuar mbi mbështetjen e mundshme për sektorin privat nëpërmjet instrumentit të ardhshëm WBIF. Gjatë fjalës së saj, znj. Leka prezantoi disa evidenca të KI mbi këndvështrimin e sipërmarrësve vendas në lidhje me inovacionin, aksesin në financë, nevojën për koordinim institucional dhe harmonizim të sistemit arsimor. Ajo theksoi gjithashtu se përafrimi i Agjendës së Gjelbër dhe Digjitale të BE-së me pikëpamjet e sipërmarrësve vendas do të maksimizonte përfitimet dhe do të ndihmonte Ballkanin Perëndimor të përthithë sa më shumë ndihmën e ardhshme.

Njoftim mbi Temën e Ardhshme të Mbledhjes së KI

25 May 2023

Nismat e fundit të qeverisë për digjitalizimin e shërbimeve publike pasqyrojnë një angazhim për të përmbushur pritshmëritë e publikut në lidhje me reduktimin e kohës, korrupsionit, kostove administrative dhe përmirësimit të aksesit. Pavarësisht progresit të arritur, është thelbësore të njihen dhe adresohen sfidat që shoqërojnë reformën aktuale të digjitalizimit, në mënyrë që të optimizohen përfitimet dhe të arrihen përparime të prekshme.

𝑆𝑖 𝑘𝑎 𝑞𝑒𝑛𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑣𝑜𝑗𝑎 𝑒 𝑠𝑒𝑘𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡 𝑝𝑟𝑖𝑣𝑎𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑣𝑒𝑝𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑚𝑒 𝑝𝑙𝑎𝑡𝑓𝑜𝑟𝑚𝑎𝑡 𝑝𝑢𝑏𝑙𝑖𝑘𝑒 𝑠𝑖 𝑒𝑡𝑎𝑘𝑠𝑎, 𝑒𝑓𝑖𝑠𝑘𝑎𝑙𝑖𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑑ℎ𝑒 𝑠ℎ𝑒̈𝑟𝑏𝑖𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑎𝑡𝑒̈𝑠𝑒 𝑒𝑙𝑒𝑘𝑡𝑟𝑜𝑛𝑖𝑘𝑒

Për të informuar masat që po ndërmerren në përmirësimin e këtyre platformave digjitale, është e rëndësishme të kuptohet perspektiva, njohuria dhe sugjerimet nga sektori privat..

Mbledhje Fokus Grup me DHEG “Mbi Cilësinë e Shërbimeve Publike Digjitale”

22 qershor 2023

Një tryezë e rrumbullakët teknike u bashkëorganizua me Dhomën Ekonomike të Grave (DHEG) për të diskutuar gjetjet paraprake të anketës së Sekretariatit mbi cilësinë e shërbimeve publike digjitale të ofruara për sektorin privat. Pjesëmarrësit theksuan se ndërsa shërbimet digjitale kanë ulur kostot administrative, ka ende problematika që lidhen me platformën e-Albania të cilat kanë nevojë për përmirësim ose zgjidhje. Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e ndarjes së platformës së e-Albania për qytetarët dhe bizneset për të siguruar një përvojë më eficente për përdoruesit.

[PUBLIKIM I RI] Raporti mbi Aktivitetin e KI (2022)

27 June 2023

Raporti thekson punën e Këshillit të Investimeve në drejtim të gjithëpërfshirjes së palëve, analizën dhe nxitjen e dialogut publik-privat për prioritizimin e ndërhyrjeve në fushën e konsultimit publik dhe fuqisë punëtore. Ai nënvizon përkushtimin e KI për të promovuar një klimë të favorshme biznesi përmes ndikimit në reforma dhe ofrimit të mundësive për aktorët shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

PËRMENDJA E KËSHILLIT TË INVESTIMEVE NË MEDIAN TELEVIZIVE

RRETH KËSHILLIT TË INVESTIMEVE

Këshilli i Investimeve është një platformë e mbështetur nga Qeveria Shqiptare, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO) për të nxitur dialogun publik – privat në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. Nga krijimi i tij në prill 2015, Këshilli i Investimeve ka zhvilluar 29 mbledhje ku ka trajtuar problematika të biznesit mbi Kontrollin Tatimor, Informalitetin në Ekonomi, Ndërkombëtarizimin e NMVM-ve, Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve me Administratën Publike, Incentivat për Investime, Rimbursimi i TVSH-së, Siguria Juridike e Pronës, Biznesi post-Covid-19, etj. Për më shumë vizitoni www.investment.com.al.

Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum