Search
Close this search box.

Këshilli Investimeve Lajmet Kryesore, Tetor – Dhjetor 2023

Këshilli i Investimeve propozon rekomandime për përmirësimin e shërbimeve publike digjitale dhe forcimin e mjedisit të biznesit

6 tetor 2023

Këshilli i Investimeve (KI), nën kryesimin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, u mblodh për të diskutuar mbi cilësinë e shërbimeve publike të digjitalizuara me fokus sektorin privat. Në fjalën e tij, ministri Ervin Mete nënvizoi progresin e dukshëm të arrirë në përpjekjet për digjitalizim në Shqipëri. Ai theksoi konsideratën pozitive të shprehur nga bizneset në anketën e Sekretariatit për shërbimet online dhe rolin e tyre në uljen e barrës administrative. Ministri theksoi angazhimin e Qeverisë Shqiptare për digjitalizimin dhe riinxhinierimin e shërbimeve dhe derregullimin, për të nxitur një mjedis më të favorshëm biznesi. Në diskutimin e hapur, përfaqësuesit e biznesit theksuan se aktualisht bizneset vazhdojnë të përballen me sfida të vazhdueshme, që përfshijnë çështje teknike dhe thelbësore.

[PUBLIKIM I RI] Notë Teknike: Për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike digjitale ndaj biznesit

20 tetor 2023

Objekti i analizës është stimulimi i debatit mbi cilësinë e shërbimeve publike të digjitalizuara me fokus sektorin privat, duke evidentuar progresin dhe prioritizuar problematikat kryesore në tre shtylla:

  1. Vlerësimi mbi barrën administrative dhe praktikat korruptive
  2. Eksperiencat me platformat online
  3. Vlerësimi për elemente të veçantë të platformave elektronike të shërbimeve

Problematika u përzgjedh dhe votua nga anëtarët e KI në fillim të vitit 2023 dhe u prioritizua edhe në kontekstin e promovimit të Axhendës Digjitale. Synimi kryesor ishte të nxisë transparencën mbi reformën si pjesë e misionit të KI dhe të sjellë për diskutim pikëpamjet e palëve në lidhje me sfidat të cilat duhet të adresohen si përsa i takon aspekteve teknike të përmirësimit të shërbimeve të veçanta që ofrohen për biznesin, ashtu edhe sa i takon kuadrit mbështetës të reformës.

[PUBLIKIM I RI] Gjetjet e anketës: Cilësia e shërbimeve publike digjitale sipas këndvështrimit të biznesit

20 tetor 2023

A ka arritur transformimi publik digjital të lehtësojë të bërit biznes në vend, në drejtim të transparencës, efikasitetit dhe përgjegjshmërisë së institucioneve publike ndaj nevojave në rritje të sektorit privat? Anketa jep një vlerësim të përgjithshëm të shërbimeve publike online dhe sfidave me të cilat përballet sektori privat në përdorimin e shërbimeve publike dixhitale. Pyetësori është plotësuar në mënyrë anonime nga 324 biznese.

Këshilli i Investimeve fillon konsultimin e Programit të Reformës Ekonomike (ERP), 2024-2026

15 dhjetor 2023

KI u mblodh në mbledhjen e tij të katërt për vitin 2023. Takimi shënoi nisjen e procesit të konsultimit për draftin e Programit të Reformave Ekonomike (ERP) për Shqipërinë 2024-2026, i cili përvijon reformat strukturore për zhvillimin ekonomik dhe masat shoqëruese. Mbledhja shënoi nisjen e procesit të konsultimit për draftin e ERP-së, i cili detajon reformat strukturore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe masat shoqëruese. Ministri Mete theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes së gjerë të komunitetit të biznesit për të siguruar arritjen e objektivave të programit. Gjatë sesionit të diskutimeve, përfaqësuesit e biznesit vlerësuan rëndësinë e konsultimit në kohë të draftit të ERP-së duke theksuar disa pengesa kryesore që, nëse adresohen, mund të rrisin efektivitetin e programit dhe konkurrencën e biznesit.

Këshilli i Investimeve rrit numrin e anëtarëve të biznesit

20 dhjetor 2023

Me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 754 datë 20 dhjetor 2023, përbërja e anëtarësimit të biznesit të KI është ndryshuar dhe rritur me 4, duke e çuar totalin në 21 anëtarë nga 17. Ky vendim, zgjeron përfaqësimin e shoqatave të biznesit si anëtarë të KI, nga katër në tetë, duke konsideruar interesin në rritje të komunitetit të biznesit dhe rikonfirmon mbështetjen dhe angazhimin e Qeverisë ndaj platformës. Sekretariati është angazhuar në procesin e përzgjedhjes së shoqatave të biznesit me mandat 2-vjeçar jo të përhershëm brenda KI-së. Ky zgjerim përforcon angazhimin e KI për gjithëpërfshirje duke fuqizuar rolin e komunitetit të biznesit brenda platformës së KI.

Sekretariati parashtron sugjerime në lidhje me draft ERP 2024-2026

26 dhjetor 2023

Gjatë fazës së konsultimit të draftit të ERP-së, Sekretariati parashtroi disa sugjerime në përputhje me rekomandimet e KI-së. Në shkresën zyrtare drejtuar MFE-së, Sekretariati shprehu mirënjohjen për përfshirjen e disa prej rekomandimeve të paplotësuara të KI në draftin e ERP-së 2024-2026, duke theksuar masat per ndërveprimin midis institucioneve dhe digjitalizimin, kushtet rregullatore në komunikimet elektronike, aksesin në financë, dhe formalizimin e ekonomisë. Gjithashtu, Sekretariati sugjeroi ri-prioritizimin e ndërhyrjeve strukturore që adresojnë sfidat kombëtare me fokus 1) cilësinë e arsimit të përgjithshëm, 2) nivelin e lindjeve dhe politikat mbështetëse sociale, 3) ri-profilizimin e aftësive në koherencë me zhvillimet e inteligjencës artificiale dhe profesionet e lidhura me inovacionin, 4) stabilitetin fiskal dhe ligjor dhe 5) çështjet e pronës. Pavarësisht vështirësisë në identifikimin e masave specifike në këto fusha, stimulimi i investimeve në sektorët prioritarë dhe tërheqja e IHD-ve me vlerë të shtuar, veçanërisht në kontekstin e rivitalizimit të TEDA-ve, mbetet një prioritet kryesor.

PUBLIKIME TË SEKRETARIATIT

PËRMENDJA E KËSHILLIT TË INVESTIMEVE NË MEDIAN TELEVIZIVE

RRETH KËSHILLIT TË INVESTIMEVE

Këshilli i Investimeve është një platformë e mbështetur nga Qeveria Shqiptare, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështje Ekonomike (SECO) për të nxitur dialogun publik – privat në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve në vend. Për më shumë vizitoni www.investment.com.al.

Tour Albania albania tours real estate saranda Armani Stronger With You Parfum